GazetaMax
LAJME

Sistemet “AKMIS” e “Menaxhimi i lëndëve”, Tupançevski: Mjete që sjellin efikasitet në gjyqësor

Shkup, 30 Janar – Ndonëse me disa mangësi gjatë procesit, nga 1 janari i këtij viti  gjithçka që është obligative për gjykatat tani e tutje po trajtohet si  pjesë përbërëse edhe e prokurorisë. Këtë e bëri të ditur ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski, i cili shtoi se këto dy sisteme, të ndihmuara nga Ligji për menaxhimin e lëvizjes së lëndëve në gjykata, do të kontribuojnë që të dihet saktësisht se në cilën fazë të procedurës ndodhet lënda, si në gjykatë, ashtu edhe në prokurori.

“Ajo që duhet potencuar është fakti që çdo praktikë që deri më tani ishte e lidhur me punën e gjykatave tani u bë pjesë e pandashme edhe për prokuroritë. Kjo nënkupton që do të mund të ndiqet rasti gjyqësor nga faza fillestare deri në fund, ku është dhe cilat janë arsyet e vonesës eventuale të tij. Sistemi “AKMIS” në gjykata dhe sistemi “Menaxhimi i lëndëve” në prokurorinë publike janë dy mjetet që do të ndihmojnë në zbulimin e situatave të këqija dhe përmirësimin e efikasitetit të gjyqësorit dhe prokurorisë.”, – deklaroi ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski.

Ministri i drejtësisë theksoi se digjitalizimi i gjykatave është një nga faktorët që do të kontribuojë në luftimin  e krimit të organizuar dhe korrupsionit duke lidhur gjykatat dhe institucionet publike.

Related posts

24 vite nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarë, Ahmeti: Koha nuk gllabëron kujtimet për ata që nuk kursyen jetën për lirinë e atdheut

e-max

Osmani: Raporti i KE-së na motivon të vazhdojmë me ritmin e njejtë edhe vitin e ardhshëm

e-max

Në Kumanovë, ditën me uniformë polici “mbron” qytetarët, natën me uniformë huligani sulmon shqiptarët!

e-max