GazetaMax
Lajme

Skender Rexhepi Zejd: Faji bie vetëm mbi Qeverinë

Kam pritur që kjo qeveri, ashtu si çdo shtet normal në botë, fillimisht të përqendrohej në ndihmën ndaj të lënduarve dhe familjarëve të viktimave nga kjo tragjedi e madhe që goditi vendin tonë. Së paku gjatë këtyre 7 ditëve zie, duhet të respektohen viktimat dhe të lënduarit.

Por, fatkeqësisht, qeveria që në ditën e parë e nisi me “gjuetinë e shtrigave”, duke fajësuar qeverinë e kaluar.
Nëse tashmë po flasim për përgjegjësi politike, atëherë duhet ta kemi të qartë se përgjegjësia për këtë tragjedi të madhe bie drejtpërdrejt mbi qeverinë aktuale:

• Pavarësisht nëse diskoteka ka pasur licencë të falsifikuar apo jo, në ditën kur është mbajtur koncerti, ajo nuk ka pasur fare licencë. Për këtë, përgjegjësia bie mbi Ministrinë e Ekonomisë dhe drejtorinë përkatëse.
• Policia, e cila shkoi në vendin e ngjarjes për të hetuar praninë e narkotikëve dhe minorëve, “harroi” të kërkojë nga pronari licencën për organizimin e koncertit. Për këtë, përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi Ministrin e Punëve të Brendshme.
• Kryetari i Komunës gjithashtu mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë tragjedi.

Çfarë duhet të ndodhë më tepër që Kryeministri të japë dorëheqje, kur dy ministra dhe një kryetar komune nga qeveria e tij janë të përfshirë në këtë tragjedi të rëndë për vendin tonë?

Related posts

Kontrolle dhe konsultime falas në KGJO me rastin e Ditës botërore të menopauzëz

Gazeta Max

Ndahet nga jeta, Milaim Fejziu, njëri nga themeluesit e UT

Gazeta Max

Kovaçevski: Të bashkuar në lirinë t’i vazhdojmë perspektivat

Gazeta Max