GazetaMax
Lajme

Skrekas: Ka përfunduar testi i tregut për gazsjellësin me Maqedoninë e Veriut

Athinë, 25 tetor – Lidhjeve elektrike me Maqedoninë e Veriut, Italinë dhe Bullgarinë, të cilat Greqia po i dyfishon, si dhe testin e përfunduar të tregut për interkonektorin e gazit natyror me vendin tonë, iu referua ministri i Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës së Greqisë, Kostas Skrekas në Samitin e Ballkanit Perëndimor për siguri energjetike dhe tranzicion të gjelbër në vendet e rajonit, të mbajtur dje në Berlin, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës e Greqisë njoftoi se sa i përket gazit natyror, Skrekas theksoi se ka përfunduar testimi i tregut për gazsjellësin me Maqedoninë e Veriut, i cili parashikohet të përfundojë në mesin e vitit 2025 dhe është një sistem që do të jetë 100 për qind gati për transportin e hidrogjenit dhe gjithashtu theksoi rëndësinë e vënies në punë të tubacionit IGB, si dhe ndërtimin e njësive të reja të depozitimit të gazit të lëngshëm natyror në Aleksandropoli dhe Korint.

Në Samit, Skrekas theksoi se Greqia po dyfishon ndërlidhjet elektrike me Maqedoninë e Veriut, Italinë dhe Bullgarinë dhe deri në fund të dekadës do të trefishojë kapacitetin e ndërlidhjes me Shqipërinë.

Ai shtoi se Greqia po forcon bashkëpunimin energjetik me Ballkanin Perëndimor.

“Jam i bindur se forcimi i bashkëpunimit rajonal është çelësi për përballimin e krizave, siç është ajo që po përjeton sot Evropa. Greqia po forcon bashkëpunimin me vendet fqinje, duke zbatuar infrastruktura strategjike që do të ofrojnë burime alternative të furnizimit me energji dhe duke maksimizuar depërtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. Unë jam optimist se Ballkani Perëndimor do t’i bashkohet vizionit të përbashkët evropian për një tranzicion të gjelbër dhe ne do të punojmë me unitet, së bashku, për një të ardhme të qëndrueshme të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë për qytetarët tanë, tha Skrekas.

Në të njëjtën kohë, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës i Greqisë prezantoi planin strategjik të qeverisë greke për garantimin e sigurisë energjetike, duke iu referuar progresit të madh në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe theksoi se “Greqia po kthehet në një qendër rajonale për transferimin e energjisë së gjelbër”.

Related posts

Ahmeti propozon Musa Xhaferin dhe Bekim Nezirin për anëtarë të Këshillit mbikëqyrës

Gazetamax.mk

ASH: Kryetari i Bogovinës bën shpenzime luksoze, qytetarët jetojnë në krizë dhe pa ndriçim

Gazetamax.mk

BDI: Zgjedhje demokratike në degë me parimin një anëtar, një votë

Gazetamax.mk