GazetaMax
Uncategorized

Snapchat do të shkurtojë vendet e punës

19:40 01/09/2022Shkak i këtij vendimi është performanca e dobët financiareSnapchat do të pushojë 20% të stafit të tij dhe do të mbyllë një varg projektesh të reja.Rreth 1200 punonjës pritet të humbasin punën e tyre për shkak të rezultateve të dobëta financiare të kompansië.Snapchat bën me dije se shkurtimet do të ndihmojnë kompaninë të kursejë rreth 500 milionë Dollarë. CEO i kompanisë Evan Spiegel bën me dije ndryshimet do të jenë “të vështira“.Kompanitë e mediave sociale si Snapchat, Meta dhe Twitter nuk kanë patur një performancë të mirë ekonomike këto kohët e fundit pasi nuk po tërheqin reklamues të cilët po hezitojnë të shpenzojnë.Snapchat është prekur gjithashtu nga përditësimet e privatësisë nga Apple – të prezantuara vitin e kaluar.Ndryshimet e kanë bërë më të vështirë për reklamuesit që të gjurmojnë klientët potencialë  në telefonat e tyre.Arsyeja pse kompanitë e mediave sociale paguhen kaq shumë nga reklamuesit është sepse ato mbajnë kaq shumë informacion për përdoruesit. Pa këtë informacion, reklamuesit janë më pak të gatshëm të shpenzojnë.Klan News

Related posts

Keni Android? 11 aplikacionet që duhet të fshini tani, sipas Google

e-max

Probleme të shumta me WhatsApp, përdoruesit nuk po mund të dërgojnë e as pranojnë mesazhe

e-max

Samsung po punon në një program që ndihmon përdoruesit e Galaxy të rregullojnë pajisjet e tyre

e-max