GazetaMax
Uncategorized

Snapchati me risi

Njerëzit përdorin median sociale prej vitesh dhe Snapchat shpreson që ta shfrytëzojë çdo mundësi për t’i mbajtur sa më afër vetes përdoruesit. Snapchat lansoi së fundi Dynamic Stories, një funksionalitet që ju jep mundësi mediave të ndajnë lajmet dhe artikujt e tyre në platformës Discover në formën e historive duke përdorur RSS, shkruan “Bloomberg”.

Disa media në SHBA, Britani, Francë dhe Indi janë prej partnerëve të parë si Washington Post, The Independent, Le Figaro dhe Vogue India. Formati nuk ofron mbështetje për video.

Edhe pse nuk pritet të sjellë fitime dhe të ardhura për Snapchatin, është një iniciativë për të nxitur mediat të përdorin platformën dhe pse jo të ndajnë lajme.

Nga ana tjetër do të mbajë përdoruesit më të lidhur me rrjetin social, duke mos i lënë të shkojnë në Instagram apo TikTok.

Related posts

Twitter teston postimet me 2500 karaktere

e-max

Snapchat do të shkurtojë vendet e punës

e-max

Google mohon se ka ndryshuar pamjet satelitore të vendeve ushtarake ruse

e-max