GazetaMax
SPORT

Sot fillon rrugëtimi i ekipit shqiptar Bad News Eagles në turneun kualifikues për në Brazil

Bad News Eagles do të përballet me ekipin HEET në ndeshjen e parë të turneut kualifikues për IEM Brazil 2023.
Gjithsej tetë skuadra të ftuara do të garojnë ndaj njëra tjetrës, dhe vetëm dy skuadrat më të mira do të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun IEM Brazil.
Ekipi shqiptar Bad News Eagles ndeshjen e parë do ta zhvillojnë sot (e mërkurë) duke filluar nga ora 15:30 kundër ekipit francez HEET.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ dhe fituesi do të jetë vetëm dy fitore larg kualifikimit, ndërsa ekipi humbës do të kaloj në ‘Lower Bracket’.
Turneu IEM Brazil do të zhvillohet nga data 17 prill e këtij viti, dhe në garë do të jenë skuadrat më të mira të botës për një grup çmimesh rreth 250.000 dollarë.
Ndeshjen e ekipit Bad News Eagles ndaj HEET mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. 

Related posts

Kombëtarja qëndron në vendin e 66-të

e-max

Ferguson bën reagimin e parë publik pas emërimit të Ten Hag si trajner i Man Utd

e-max

Donnarumma dëshirton rikthimin në Serie A, kërkon ta veshë këtë fanellë

e-max