GazetaMax
SPORT

Ferguson bën reagimin e parë publik pas emërimit të Ten Hag si trajner i Man Utd

Sir Alex Ferguson ka ofruar një reagim të parë publik për emërimin e Erik ten Hag si trajner i ri i Manchester Unitedit.
Trajneri i përkohshëm i Ralf Rangnick do t’ia kalojë kontrollin trajnerit të Ajaxit, Ten Hag, në fund të sezonit, por ka të ngjarë ta bëjë këtë me Unitedin jashtë Ligës së Kampionëve.
Emerimi i trajnerit holandez ka bërë që të ketë reagime të shumta nga figura të njohura të futbollit, ndërsa i fundit është ish-trajneri legjendar, Ferguson.
Ferguson – duke u paraqitur në RTE Racing – theu heshtjen e tij për emërimin e Ten Hag dhe zbuloi shpresat e tij për holandezin si trajner në Old Trafford.
“Shpresoj që ai të bëjë mirë, klubi ka nevojë për dikë që të ketë kontrollin dhe shpresoj që ai të bëjë mirë”, u përgjigj skocezi kur u pyet nëse Ten Hag mund të jetë njeriu që do të kthejë fatin e Unitedit.
Ferguson thuhet se nuk ishte i përfshirë gjatë procesit të gjatë të emërimit të Ten Hag, me drejtorin e futbollit John Murtough që kishte gjithë ‘frenat’ në dorë. 

Alex Ferguson, part-owner of Clan des Obeaux, speaks to @rteracing about his horse’s prospects at Punchestown and briefly touches on the new Man United boss Erik Ten Hag – Commentary great Des Scahill offers his own thoughts #rteracing pic.twitter.com/cxFKmsKnVk— RTÉ Racing (@RTEracing) April 27, 2022

Related posts

Reja: Me drejtuesit do të gjejmë zgjidhje për të ardhmen

e-max

Sheikët po e blejnë Milanin, ‘Rossoneri’ shënjestrojnë këta dy yje për merkaton e verës

e-max

Costa mund të debutojë me Wolves në ndeshjen ndaj City

e-max