GazetaMax
Lajme

Sot në Kuvend vazhdojnë tre seanca

Shkup, 3 nëntor – Kuvendi sot duhet të vazhdojë me seancën e 79-të, të 88-të dhe të 82-të.

Deputetët gjatë seancës së 79-të dje debatuan për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, me procedurë të shkurtuar. Votimi për këtë pikë do të caktohet më vonë.

Në rendin e ditës të kësaj seance janë disa projekt-zgjidhje ligjore, duke përfshirë projektligjin për inspektimin financiar në sektorin publik dhe projektligjin për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësimin e konformitetit, si dhe draft llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2021.

Në kuadër të seancës së 88-të parlamentare, dje pa diskutim ka përfunduar kërkimi pas disa kërkesave për interpretim autentik të ligjeve. Konkluzioni për të gjithë ishte se nuk justifikohen dhe nuk ka nevojë për një interpretim autentik për shkaqet e theksuara në raportin e Komisionit kuvendor juridiko-ligjdhënës.

Në seancën e 82-të janë projektligjet për ndryshimin e Ligjit për shërbim gjyqësor, Ligjit për shërbim të Prokurorisë Publike dhe Ligjit për kryerjen e sanksioneve me procedurë të shkurtër, si dhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat

Related posts

Si ia theu rekordin Goran Pandevit? Rrëfehet në podcast me Bujar Osmanin, ylli i kombëtares Taulant Seferi (Video)

Gazetamax.mk

Kurti: Të përgatitemi që pas dy vitesh të kemi më shumë kryetare gra nëpër komuna

Gazetamax.mk

Gjykata Kushtetuese e pakompletuar, mungesa e Gjykatësve, pengon vendimet

Gazetamax.mk