GazetaMax
Lajme

SPAK nis verifikimet për kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike, mëson MCN TV.

Bëhet fjalë për kontratën me kompaninë amerikane “Continental Strategy”, e publikuar së fundmi në media, e cila ka si qëllim lobimin pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare.

Në kontratën e firmosur nga sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, thuhet se PD do t’i paguajë kompanisë amerikane 6 milionë dollarë për dy vite.

Pikërisht kjo shifër dhe burimi i të ardhurave të financuesve, po verifikohen nga SPAK.

PD ka parapaguar 750 mijë dollarë ndërsa pjesën tjetër do ta paguajë me 250 mijë dollarë në muaj gjatë periudhës që është në fuqi kontrata.

Në një reagim të mëhershëm selia blu ka thënë se kontrata është e sponsorizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan në New York nëpërmjet organizatës “Make Albania Great Again”.

Related posts

Konferenca “Sfidat ekonomike në vitin 2023: Si ta nbajmë rritjen ekonomike dhe ta transformojmë ekonominë”

Gazeta Max

Nevzat Bejta për bashkëpartiakun: Artan Grubi është teneqe, s’matet me karat

Gazeta Max

MEPSO në përkrahje të UShT-së dhe studentëve shqiptarë

Gazeta Max