GazetaMax
SPORT

Spalletti me lëvdata për Amir Rrahmanin, pas ndeshjes ndaj Liverpool

Amir Rrahmani ka bërë mbrëmë një ndeshje të shkëlqyer kundër nën-kampionëve të Premier League.
Napoli ka mposhtur Liverpool me rezultatin 4:1, duke bërë një prej befasive më të mëdha në këtë fillim edicioni në futbollin evropian.
Në këtë ndeshje minuta të plota pati Amir Rrahmani, i cili me paraqitjen e tij ka gëzuar trajnerin e Napoli, Luciano Spalletti.
“Rrahmani bëri ndeshje të shkëlqyer, pa hequr asgjë”, ka thënë Spalletti.
“Të kesh balancën për të bërë markimin lojtar-për-lojtar është shumë e vështirë. Edhe Kim ishte monstruoz po ashtu. Ata vrapuan edhe në mesfushë duke rikuperuar topa”, shtoi tutje trajneri.
Mbrojtësi kosovar ka fituar pozitën e startuesit te skuadra e Spalletti dhe po vazhdon të bind trajnerin e tij ndeshje pas ndeshje.

Related posts

Bayerni ndalet nga Monchengladbach

e-max

“Fshesa” te Milan, këta lojtarë do të largohen nga klubi

e-max

Sporting do shkojë për Ronaldon në janar

e-max