Kombëtarja spanjolle ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Botëror.
Në një konferencë për shtyp, Luis Enrique ka njoftuar se me cilët lojtarë do të udhëtojë drejt Katar, për Kupën e Botës.
Me kombëtaren spanjolle do jenë gjithsej 26 lojtarë.
Mungon portieri i Man United, David de Gea, gjithashtu nuk është ftuar edhe qendërmbrojtësi legjendar, Sergio Ramos.
Spanja do luajë në Katar me shumë talentë të rinj.
Në mesin e tyre do jenë: Nico Williams, Ansu Fati, Pau Torres, Pedri, Gavi, Yeremy Pino.
Pjesë e tyre do jenë edhe veteranët: Dani Carvajal, Jordi Alba, Cesar Azpilicueta, Aymeric Laporte, Sergio Busquets, Koke.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell listën e plotë.
previous post
next post