Avokati Spartak Ngjela ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka komentuar situatën e krijuar pas dorëheqjeve të drejtorëve, duke ironizuar kryeministrin Edi Rama
Në reagimin e tij, Ngjela shkruan se Rama është në konflikt me drejtorët, të cilët, sipas tij, dhanë dorëheqjen me kërkesë të kryeministrit.
Postimi i Ngjelës:
Edi Rama, si kryeminister i Shqipërisë, është në luftë me drejtorët, vartës të tij.
Ata dhanë diteheqjen, sipas kërkesës së kryeministrit Rama
Po Rama?
Ai sot është kryeministêr, por pa drejtorë.
Sigurisht që duhet të jete i lumtur në vetmi.
Filozofet e mëdhenj të Romës së lashtë, na kanë thënë:
O solitudo sola beatitudo!
O vetmi, e vetmja lumturi
Burimi:botasot.info
