GazetaMax
Lajme

Spasovski: Bashkëpunimi operativ efikas me EUROPOL-in vazhdon edhe në periudhën e ardhshme

Shkup, 29 shtator – Kontributi aktiv i MPB-së në përgatitjen e Raportit për vlerësimin e kërcënimeve nga krimi serioz dhe i organizuar në BE – SOKTA, në bazë të të cilit Këshilli i BE-ja i harmonizon prioritetet në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit serioz, është theksuar në takimin e sotëm të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL-it, Katrin De Boll, në Hagë.

“Ky bashkëpunim në vazhdimësi po përforcohet dhe i pasqyron përpjekjet tona në përparimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, si një nga prioritetet për kontribut në sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë, si dhe në vendet e Bashkimit Evropian, që më tej pasqyrohet edhe në nivel global”, ka shkruar ministri Spasovski në Fejsbuk.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për drejtoreshën De Boll, me besim të fortë se në listën e prioriteteve të MPB-së edhe në periudhën e ardhshme mbetet intensifikimi i bashkëpunimit me EUROPOL-in përmes pjesëmarrjes së vazhdueshme aktive në aktivitetet aktuale të Agjencisë, me çfarë vazhdon kontributi jo egoist i vendit tonë me të gjitha kapacitetet në dispozicion.

Ministri Spasovski, siç informojnë nga MPB-ja, gjatë vizitës dyditore në Hagë, do të marrë pjesë në prezantime nga ana e ekspertëve të Europolit për punën e Qendrave Operative në Europol, ndërsa do ta vizitojë zyrën e Republikës së Veriut Maqedonia në Europol.

Sipas agjendës, është paraparë që ministri Spasovski të realizojë takim dypalësh me zëvendësdrejtoreshën e përgjithshme për menaxhim me migracionin ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Holandës, Euke Faber, dhe të takohet me konsullin e nderit të Republikës të Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Holandës, Beno Friedberg.

Related posts

Jovica Stojanoviq emërohet u.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve

Gazetamax.mk

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa

Gazetamax.mk

Ziberi: Kandidatura e Taravarit ka ardhur me imponim të VMRO-së

Gazetamax.mk