GazetaMax
Lajme

Spasovski: Deri tani janë dhënë 18.223 dokumente udhëtimi, vetëm në Vjenë 884

Vjenë, 23 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot gjatë qëndrimit të tij të punës në Vjenë, e me ftesë të ambasadorit të vendit në Austri, Osvit Rosoklija, ka mbajtur takim me përfaqësues të diasporës maqedonase, si dhe të punësuarit në Ambasadës, njofton MPB-ja.

Nga ana e ambasadorit Rosoklija, Spasovski u njoftua për procesin e dhënies së dokumenteve të udhëtimit nëpër misionet diplomatiko-konsullare, përkatësisht se në periudhën e kaluar, që nga 15 nëntori, vetëm në Vjenë janë lëshuar gjithsej 884 dokumente udhëtimi përmes projektit të përbashkët të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, i filluar më 1 tetor  të vitit 2021, e në lidhje me parashtrimin e kërkesave për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit përmes stacioneve bazë në përfaqësitë diplomatike-konsullare.

“Sipas projektit të ri, nga ana e MPB-së janë siguruar dhe instaluar gjithsej 11 stacione bazë (Nju-Jork, Venecje, Bruksel, Stokholm, Lubjanë, Londër, Bern, Vjenë, Bon, Berlin dhe Mynih) dhe pesë stacione mobile, ndërsa deri më 15 nëntor 2022, gjithsej 18.223 dokumente udhëtimi janë lëshuar përmes PDK-së mbarë botën”, thonë nga MPB.

Ministri Spasovski theksoi se projekti ka për qëllim shkurtimin serioz të kohëzgjatjes së procedurave, zvogëlimin e turmave në shërbimet administrative, por edhe shpenzimet për qytetarët, me faktin se tashmë procedura zgjat nga 15 deri në 30 ditë, krahasuar me pritjet disamujore që ishte praktikë në të kaluarën, para fillimit të projektit.

Paraprakisht sot në Vjenë, Spasovski ka realizuar takim me kolegun e tij austriak, Gerhard Karner dhe ka mbajtur ligjeratë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Austrisë.

Related posts

Kovaçevski: Ngrohje dhe gaz do të ketë edhe pas 1 janarit

Gazeta Max

Qeveria u dërgoi ftesa partive politike parlamentare për takim të liderëve

Gazeta Max

Protestë e sindikatave për 1 Maj, kërkohet rritje e rrogave

Gazeta Max
Lajme

Spasovski: Deri tani janë dhënë 18.223 dokumente udhëtimi, vetëm në Vjenë 884

Vjenë, 23 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot gjatë qëndrimit të tij të punës në Vjenë, e me ftesë të ambasadorit të vendit në Austri, Osvit Rosoklija, ka mbajtur takim me përfaqësues të diasporës maqedonase, si dhe të punësuarit në Ambasadës, njofton MPB-ja.

Nga ana e ambasadorit Rosoklija, Spasovski u njoftua për procesin e dhënies së dokumenteve të udhëtimit nëpër misionet diplomatiko-konsullare, përkatësisht se në periudhën e kaluar, që nga 15 nëntori, vetëm në Vjenë janë lëshuar gjithsej 884 dokumente udhëtimi përmes projektit të përbashkët të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, i filluar më 1 tetor  të vitit 2021, e në lidhje me parashtrimin e kërkesave për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit përmes stacioneve bazë në përfaqësitë diplomatike-konsullare.

“Sipas projektit të ri, nga ana e MPB-së janë siguruar dhe instaluar gjithsej 11 stacione bazë (Nju-Jork, Venecje, Bruksel, Stokholm, Lubjanë, Londër, Bern, Vjenë, Bon, Berlin dhe Mynih) dhe pesë stacione mobile, ndërsa deri më 15 nëntor 2022, gjithsej 18.223 dokumente udhëtimi janë lëshuar përmes PDK-së mbarë botën”, thonë nga MPB.

Ministri Spasovski theksoi se projekti ka për qëllim shkurtimin serioz të kohëzgjatjes së procedurave, zvogëlimin e turmave në shërbimet administrative, por edhe shpenzimet për qytetarët, me faktin se tashmë procedura zgjat nga 15 deri në 30 ditë, krahasuar me pritjet disamujore që ishte praktikë në të kaluarën, para fillimit të projektit.

Paraprakisht sot në Vjenë, Spasovski ka realizuar takim me kolegun e tij austriak, Gerhard Karner dhe ka mbajtur ligjeratë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Austrisë.

Related posts

Kovaçevski: Pajtohem me ambasadoren Ageler lidhur me korrupsionin, të paraqiten të gjitha parregullsitë

Gazeta Max

Taravari në mbrojtje të kolltuqeve të BDI-së: Nuk ka qeveri pa shqiptarët

Gazeta Max

Shqiptohen 127 kundërvajtje trafiku në Shkup, 17 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gazeta Max