GazetaMax
Lajme

Spasovski: Forcojmë sistemet kombëtare për menaxhim të kufijve dhe migracionit

Shkup, 15 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot mbajti fjalim në Konferencën dyditore ministrore për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Migracionit në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Zyra e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Në konferencën që mbahet në Shkup marrin pjesë ministrat e Punëve të Brendshme të rajonit, me fjalime të tyre marrin pjesë edhe Kordinatorja e Përhershme e KB-së në Maqedoninë e Veriut, Rosana Duxhiak, drejtori i përgjithshëm i IOM-it, Antonio Vitorino, ndërsa video fjalime  kanë pasur edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Punë të Brendshme të Çekisë, Vit Rakushan, si dhe Komisari Evropian për Fqinjësi të Mirë, Oliver Varheji.

Ministri Spasovski, në fjalën e tij dhe në emër të MPB-së, mirëpriti në Republikën e Maqedonisë së Veriut mysafirët e lartë, kolegët ministra, me të cilët këto dy ditë do të marrin pjesë në konferencën e organizuar bashkërisht me Misionin Ndërkombëtar për Migracioni (IOM), dhe në kuadër të presidencës çeke me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se është theksuar shumë herë deri më tani se menaxhimi i migracionit është një sfidë komplekse e sigurisë, me të cilën përballemi si vend dhe si rajon në tërësi, sepse, nënvizoi ai, Gadishulli Ballkanik është pjesë e korridor natyror dhe udhëkryq i rrugëve dhe nën-rrugëve të migrantëve që çojnë nga Azia dhe Afrika në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

Sipas tij, krizat aktuale ushtarake dhe politike të sigurisë në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, situata e pafavorshme ekonomike dhe sociale në vendet e origjinës ndikojnë në hyrjen dhe kalimin transit të emigrantëve të paligjshëm nëpër vendin tonë.

Nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitete operative të kryera nga Agjencia për Rojet Kufitare dhe Bregdetare Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilën me krenari po e promovojmë muajin e fundit si në vendet ndërkombëtare edhe në nivel kombëtar”, theksoi Spasovski, për ne ka kuptime të shumëfishta.

Related posts

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

Gazetamax.mk

Ministri Shaqiri në përkrahje të mësimdhënësve në aktivitetet e tyre shkollore

Gazetamax.mk

Ambasadorja amerikane, Ageler: Ndryshoni kulturën politike nëse nuk doni të ikin të rinjtë!

Gazetamax.mk