GazetaMax
Lajme

Spasovski: Marrëveshja me Frontex e para që do nënshkruhet në gjuhën maqedonase

Shkup, 15 tetor – Ne ishim të parët që nisëm tekstin e marrëveshjes me FRONTEKS, të harmonizuar me Bashkimin Evropian nga të gjitha vendet e rajonit dhe nuk u nënshkrua atëherë. Por, e vetmja gjë për të cilën marrëveshja me FRONTEKS-in nuk është nënshkruar atëherë, ishte pikërisht ajo që Qeveria dhe unë insistuam marrëveshja ndërkombëtare të nënshkruhet në gjuhën maqedonase. Dhe, në këtë proces ka pasur një bllokadë nga ana e Bullgarisë, deklaroi Oliver Spasovski.

“Tani i rinovuam negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes me FRONTEKS-in, dhe nga aspekti për arsye se është dokumenti i parë zyrtar ose marrëveshja e parë zyrtare e cila se jo vetëm do të përkthehet, por edhe dokumenti i parë që do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase ndërmjet UE-së dhe RMV-së, e potencon rëndësinë e saj. Gjatë kësaj, nuk do të ketë asnjë sqarim të ri dhe fusnotë, por thjesht do të jetë në gjuhën maqedonase”, deklaroi Spasovski në intervistën e djeshme me televizionin kumanovar “Plus”.

Kjo dëshmon, siç tha Spasovki, se atë të cilën ne e thamë para fillimit të negociatave-se gjuha maqedonase është e garantuar, thjesht me këtë marrëveshje këtë do ta vërtetojmë.

Related posts

Ahmeti: Më e kapshme për BDI-në është që në tetor të ketë edhe zgjedhje lokale edhe parlamentare

Gazeta Max

Osmani në Jordani nënshkruan memorandum për bashkëpunim në bujqësi

Gazeta Max

Për Francën, bashkësia politike evropiane nuk zëvendëson anëtarësimin në BE

Gazeta Max