GazetaMax
Lajme

Spasovski: Nata e Vitit të Ri kaloi qetë, me 30 për qind më pak ngjarje të raportuara se vitin e kaluar

Shkup, 1 janar – Nata e ndërrimit të viteve kaloi e qetë, pa shqetësime të mëdha të rendit dhe qetësisë publike. Falënderoj të gjithë qytetarët që festuan me përgjegjësi dhe kontribuan që nata e Vitit të Ri të kalojë ashtu siç apeluam dhe uruam, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në ditën e parë të vitit 2023, gjatë vizitës në Njësinë mobile për siguri në komunikacionin rrugor në Petrovec.

Ai theksoi se krahasuar me natën e Vitit të Ri të kaluar, mbrëmë ka pasur 30 për qind më pak ngjarje të raportuara.

“Gjatë natës kemi gjithsej 10 vepra penale, nga të cilat katër janë vjedhje të rënda, një në tentativë. Kemi dy akte dhune dhe dy prodhime dhe  shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Dy vjedhje, njëra prej të cilave edhe në tentativë. Kemi regjistruar shkelje nga Ligji për rendin dhe qetësinë publike, gjithsej 15. Kemi shkelje nga Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor, gjithsej tetë dhe janë 16 aksidente trafiku dhe pesë ngjarje të tjera të raportuara. Nëse e krahasojmë me vitin e kaluar, është një ulje prej 30 për qind e të gjitha ngjarjeve të regjistruara,” theksoi Spasovski.

Ai theksoi se numri më i madh i ngjarjeve është shënuar në Shkup, pasuar nga Ohri. Në qytetet tjera ka shumë pak raste të raportuara, ndërsa në Veles nuk ka asnjë raportim të vetëm.

Related posts

Kryqi i Kuq publikoi llogari dhe numra të telefonit për donacione për të pësuarit në Turqi dhe Siri

Gazetamax.mk

Ahmeti rrëfehet për n’Demos: Rasti i Kumanovës po keqpërdoret nga personat që kanë synime të arrijnë qëllimet e tyre

Gazetamax.mk

Pendarovski – Turkoviq: Perspektivat evropiane të të dyja vendeve janë në drejtim të ndërtimit të një rajoni të fortë

Gazetamax.mk