GazetaMax
Lajme

Spasovski: Në vitin 2023 uniformat e policisë do të jenë në dy gjuhë

Shkup, 10 Nëntor – Sonte në emisionin “Rruga drejt”, në Alsat, i ftuar ishte ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

I pyetur në lidhje me kërcënimet për bomba, Spasovski tha se kanë informacione se nga vijnë këto e-maila.

“Kemi informacione se nga vijnë dhe si vijnë këto e-maila, por sigurisht se duhet edhe ndihmë ndërkombëtare, që t’i vërtetojmë këto dëshmi”, tha Spasovski.

Lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës, si dhe ndikimin eventual në Maqedoni të Veriut,  vlerësoi se sigurisht që çfarëdo krize dhe kudoqoftë që ndodhë, mund të ketë efekt në shtetin tonë.

“Çdo llojë krize që paraqitet si afër edhe më gjerë, sigurisht se do të kenë efekt.  Efekti mbi sigurinë ka agresioni Rusisë mbi Ukrainën. Edhe në rajon çdo ngjarje që ka të bëjë me marrëdhëniet politike, të cilët mund të jenë tregues serioz të cenimit të sigurisë, mund të ndikojnë edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Spasovski.

Prandaj, shtoi ai, ekziston një Shtab i Krizës, i cili parasegjithash e vlerëson gjendjen e agresionit Rus mbi Ukrainë, por edhe ngjarjet tjera që ndodhin në rajonin tonë.

Janë duke u kryer të gjitha procedurat, që në mars të viti 2023 uniformat e policisë do të jenë në dy gjuhë, kështu u shpreh ministri Spasovski.

“Kjo rregullore ka hyrë në fuqi në ditën e tetë nga që ka kaluar dhe do të fillojë të zbatohet, më së voni një vit nga hyrja në fuqi, përkatësisht më së vonti 26 mars 2023”, tha ai.

Shtoi se të gjitha përgatitjet janë duke i bërë, që uniformat e policisë në çerekun e parë të vitit 2023 të jenë në dy gjuhë.

I pyetur për përfaqësimin e shqiptarëve në njësitin TIGRAT tha se nuk ka rëndësi përkatësia etnike, por që kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për në këtë njësit elitar.

“Nga të gjithë kandidatët që janë paraqitur ka qenë vetëm një shqiptar, i cili i filloi testimet dhe arriti deri te kontrollet preliminare, ngaqë nuk dinte not nuk mundi të vazhdojë tutje”, tha Spasovski.

Ai shtoi se këtu nuk mund të ketë improvizime, pra nuk mund të bëni asnjë lëshim.

Related posts

Indeksi i lirisë së mediave/ Maqedonia e Veriut në vendin e 57 të

Gazetamax.mk

Shfaqja teatrale e Forumit “Arsimi është (nën) forcë – Arsimi është (jo) fuqi”

Gazetamax.mk

Mjegulla e vështirëson trafikun ajror, një pjesë e fluturimeve vonohen dhe anulohen

Gazetamax.mk