GazetaMax
Lajme

Spasovski: Të bashkuar ndaj të gjitha sfidave dhe problemeve

Shkup, 3 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot përmes video fjalimit mori pjesë në Konferencën e 8-të të Stambollit për Siguri, në organizim të Qendrës turko-aziatike për studime strategjike, me temë “Dilemat e sigurisë, integrimet, modelet dhe Azia”.

Në fjalim Spasovski shprehu falënderim për mundësinë për t’i ndarë leksionet e mësuara dhe eksperiencat e fituara në kohën e sfidave më të mëdha të sigurisë për shoqërinë me të cilat po ballafaqohet njerëzimi në disa vitet e kaluara.

“Sot jemi të ballafaquar me sfidën më serioze për sigurinë pas Luftës së Dytë Botërore. Agresioni i hapur i Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndryshimi i kufijve në katër rajone të Ukrainës paraqet precedencë të rrezikshme, që mundet deri në kufij të paparaparë t’i tenisonojë marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe t’i ndezë edhe veprimet luftarake edhe ashtu tanimë të ndezura, nga të cilat më në fund më së shumti pësojnë civilët e pafajshëm. E tërë bota demokratike e ka për obligim të ftojë në ndërprerjen e veprimeve të armatosura, sa më shpejt të gjendet zgjidhje dhe ndaljen e gjakderdhjes. Si asnjëherë më parë jemi të ballafaquar me sfidën e mungesës së energjentëve dhe të sigurisë për furnizimin pa pengesa me ushqim dhe resurse tjera të nevojshme për jetë normale, ku si rezultat i drejtpërdrejt i luftës në Ukrainë”, tha midis tjerash Spasovski.

Ai u përqendrua në anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe në fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Si rezultat i politikës së mençur dhe të parashikueshme, u zgjodhën problemet e disa dekadave me fqinjët tanë, të cilat shoqërinë në Maqedoni e lanë anash nga integrimet rajonale dhe botërore, edhe pse ndodhitë gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë asnjëherë nuk e anashkaluan vendin tonë. Pikërisht tani, në një kohë të jostabilitetit në lindje të Evropës, mundemi në tërësi t’i ndjejmë përfitimet nga anëtarësimi në NATO dhe çfarë realisht do të thotë të jemi pjesë e aleancës më të fuqishme në botë. Kufijtë tanë janë të sigurt, kurse së bashku me partnerët dhe miqtë tanë i kërkojmë zgjidhjet më të mira të mundshme për çdo sfidë të sigurisë, bile edhe për krizën energjetike dhe mungesën e resurseve. Shkëmbimi i informatave cilësore të sigurisë dhe pozicionimi i Maqedonisë së Veriut si partner relevant respektabil në organizata rajonale dhe ndërkombëtare dhe integrime, e bënë pozicionin tonë të sigurt, kurse shtetin tonë stabil dhe të sigurt”, potencoi ministri Spasovski.

Një sfidë tjetër shumë e rëndësishme, e cila kishte implikime serioze të sigurisë, potencoi ai, ishte pandemia me Kovid-19. Sipas tij, edhe pse jemi në fazë në të cilën sëmundja në mënyrë të konsiderueshme është larguar, rreziqet me të cilat u ballafaquam dhe ende po ballafaqohemi, vetëm e dëshmojnë faktin se janë të nevojshme edhe shumë përpjekje që kjo në tërësi të çrrënjoset dhe të parandalohet dukuria e paraqitjes së pandemive të reja.

Në të njëjtën kohë, ishim të detyruar të luftojmë edhe me një pandemi-pandeminë e lajmeve të rrejshme, në mënyrë të popullarizuar e quajtur infodemi. Mbrojtja më e mirë nga lajmet e rrejshme është plasimi me kohë i informatave të sakta.

Ministri Spasovski në fjalim i potencoi edhe në disa sfida të rëndësishme të sigurisë me të cilat ballafaqohemi si shtet, por edhe rajoni në tërësi.

Potencoi se migracioni, posaçërisht migracioni ilegal, është ende temë aktuale, me të cilën në bazë ditore po ballafaqohen shërbimet policore në rajon dhe Evropë.

“Sa edhe të jetë e kontrolluar e ashtuquajtura “Rrugë Ballkanike” nëpër të njëjtën janë regjistruar një numër i madhe i rrjeteve të grupeve të organizuara kriminale të cilat i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që të fitojnë shuma të mëdha të të hollave në mënyrë kriminale. Domosdo duhet të vazhdojmë si institucione të përgjegjshme të ndërtojmë kapacitete për përgjigje ndaj këtij krimi serioz. Domosdo duhet të investojmë në trajnimin plotësues të organeve të zbatimit të ligjit, të vazhdojmë të investojmë në mjete tekniko-materiale, posaçërisht në teknologjitë informatike të cilat në mënyrë të rëndësishme mund të na ndihmojnë në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve”, porositi ministri Spasovski.

Ai e theksoi faktin se me nënshkrimin e marrëveshjes operative me Fronteksin, presim që Maqedonia e Veriut në mënyrë plotësuese t’i rregullojë dhe precizojë politikat dhe praktikat për mbrojtjen e kufijve dhe të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve për kontrollin e migracionit, posaçërisht atij ilegal.

Informoi se arritëm një hap të rëndësishëm në përforcimin e menaxhimit me kufijtë dhe me migracionin ilegal, që është me interes i përbashkët i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me vendet e rajonit, me Unionin Evropian dhe me organizatat ndërkombëtare si UNHCR-ja, OSCE-ja, IOM-i, etj.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme të cilën unë e udhëheq, gjithmonë kanë pasur qasje proaktive dhe të hapur, gjithmonë kanë qenë dhe do të mbeten partner kredibil për Kombet e Bashkuara dhe për UNHCR-në, kurse në lidhje me Paktin global për migracionin, si instrumente të pranueshme ndërkombëtare, shteti do të jep përkrahje të fuqishme.

“Si prioritete kryesore të MPB-së në pjesën e migracionit është thellimi dhe ruajtja e bashkëpunimit ndërkombëtar me vendet e rajonit, me vendet e tranzitit dhe me vendet e prejardhjes, me agjencitë e BE-së dhe organizata tjera ndërkombëtare, si dhe përmes pjesëmarrjes aktive në platforma të shumta ndërkombëtare dhe rajonale, iniciativa dhe procese”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

Ai potencoi se në zhvillim e sipër janë edhe më shumë projekte me qëllim të sinkronizimit të mëtutjeshëm me standardet evropiane, jo vetëm në pjesën e menaxhimit me migracionin, por edhe me menaxhimin kufitar në tërësi. Vitin e kaluar me sukses u finalizua edhe tuining projekti “Harmonizimi i sistemeve nacionale për menaxhim me kufij me kërkesat e UE-së dhe Shengenit”, në kuadër të të cilit është përgatitur edhe Strategjia Nacionale për Menaxhim të Integruar të Kufijve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pajtim me Konceptin Evropian për Menaxhim të Integruar të Kufijve.

Republika e Maqedonisë së Veriut edhe më tuje mbetet përkrahës i fuqishëm i KB-ve, partner i përkushtuar dhe i përgjegjshëm në dialogun global dhe gjenerator i pranuar dhe shtyllë e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan, në Evropë, dhe në përgjithësi.

“Sfidë e madhe e sigurisë për të gjitha vendet e Ballkanit por edhe të rajonit të Evropës Juglindore është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Numrat dëshmojnë se krimi i organizuar dhe korrupsioni në një pjesë të rëndësishme i brejnë vendet e punës dhe ekonomitë. Policia dhe organet tjera të ndjekjes janë të obliguara t’i përforcojnë kapacitetet e tyre për përgjigje të shpejtë dhe energjike të korrupsionit dhe t’i nxjerrin para drejtësisë të gjithë ata të cilët kanë vendosur të japin ose të ofrojnë mito, ose të organizohen në grupe dhe shoqata kriminale për t’i keqpërdorur të hollat e qytetarëve”, tha në video-fjalim Spasovski në Konferencën e 8-të të Stambollit për Siguri, në organizim të Qendrës turko-aziatike për studime strategjike.

Ai shprehu kënaqësi nga fushatat parandaluese për ngritjen e vetëdijes së popullatës, që rezultoi një numër i madh i qytetarëve të RMV-së të cilët i denoncojnë aktivitetet kundërligjore të individëve, që është bazike për ndjekjen dhe mbledhjen e dëshmive për veprat penale. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse, shoqërisë civie dhe mediumeve është kyçe për zhvillimin e praktikave të mira për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në shtet. Pikërisht për këtë në mesin e muajit tetor të këtij viti, si ministër i Punëve të Brendshme kam nënshkruar marrëveshje me kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalim nga Korrupsioni për bashkëpunim dhe shkëmbim të të dhënave në mënyrë elektronike, si dhe Memorandumin për bashkëpunim me të cilin rregullohet mënyra e bashkëpunimit, koordinimi dhe implementimi i aktiviteteve të përbashkëta për mbrojtjen e sinjalizuesve, si vegël efektive në luftë kundër korrupsionit.

“Për të pasur sukses real, është e nevojshme të lidhemi edhe më shumë dhe bashkërisht, si shërbime të sigurisë së Evropës dhe në botë, t’i kërkojmë zgjidhjet më të mira të mundshme si përgjigje të numrit gjithnjë e më të madh të grupeve të organizuara kriminale, të cilat shumë shpesh i kalojnë kufijtë e kontinenteve, dhe jo vetëm të shteteve. Kërcënimet hibride, posaçërisht kriminaliteti kibernetik dhe format e tjera jokonvecionale të veprimit të grupeve kriminale, por edhe të kërcënimeve nga ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, me format bashkëkohore të rreziqeve të sigurisë për të cilat patjetër duhet të jemi të vetëdijshëm dhe ta drejtojmë vëmendjen në profesionistët, praktikuesit, por edhe të punëtorëve shkencor, të cilët vetëm përmes qasjes së përbashkët të integruar, do të japin këshilla të dobishme dhe do të propozojnë zgjidhje për tejkalimin e këtyre sfidave”, potencoi ministri i Punëve të Brendshme.

Në bashkëpunim me partnerët tanë nga bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë aktive punojmë për avancimin e luftës kundër të gjitha veprimeve kundërligjore të cilat e rrënojnë shoqërinë demokratike. Pikërisht në këtë periudhë e përgatitëm Strategjitë e katërt nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit, kurse më herët për herë të parë është sjellë Strategjia nacionale për siguri kibernetike të cilat së bashku me planet aksionale tanimë i japin rezultatet e pritura.

Ministri Spasovski u përqendrua zgjidhjet e mundshme të cilat do të kontribuojnë për kontroll dhe parandalimin ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar dhe me ballafaqimin me kërcënimet e sigurisë në Evropë dhe botë.

“Në thelb të zhvillimit të politikave cilësore dhe përgjigjes ndaj dilemeve bashkëkohore të sigurisë është përforcimi i bashkëpunimit të ministrive dhe shërbimeve kompetente si dhe thellimi i integrimeve, në të cilat do të gërshetohen porositë e fuqishme për paqe, stabilitet, siguri. Të vazhdojmë të investojmë në shoqëritë tona, të vazhdojmë me përkrahjen për zhvillimin e resurseve njerëzore dhe në përmirësimin e kushteve materialo-teknike të punës, si dhe në precizimin e mëtejmë të bazave ligjore dhe të aspekteve procedurale të ndjkejes së kriminalitetit dhe të grupeve kriminale dhe të individëve”, tha midis tjerash Spasovski.

Shtoi se asnjë shoqëri nuk është imune ndaj krimit, por asnjë formë e caktuar e krimit nuk rrjedh dhe nuk përfundon vetëm në kufijtë e një shteti apo të një rajoni.

“Për këtë, fuqishëm i përkrahim përpjekjet dhe idetë për përgjigje globale, të përbashkëta në të cilat të gjithë do të kontribuojmë për shoqëri më të sigurta dhe shtete më të sigurta”, potencoi ministri Spasovski.

https://www.facebook.com/o.spasovski/videos/1180926175847851

Related posts

Ibraimovski: Korrupsioni prek më së shumti romët

Gazetamax.mk

Trajanov nuk e dëshiron ASH në Qeveri, paralajmëron votim kundër

Gazetamax.mk

Trençevska: Mbetemi të përkushtuar në çështjen për barazinë gjinore

Gazetamax.mk