GazetaMax
Lajme

Spitalet plot me fëmijë të infektuar me virus, Rexhepi: Mos i dërgoni fëmijët në shkollë nëse kanë simptoma

Shkup, 8 Dhjetor – Virusi sincicial i frymëmarrjes “vërshon” spitalet me pacientë të moshës së vegjël. Objektet spitalore tashmë janë të mbipopulluara, si në Spitalin “Kozle”, ashtu edhe në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup. Simptomat më karakteristike janë kollitja, rrjedhja e hundëve dhe teshtitja. Foshnjat janë më të prekurit nga virusi respirator, tha për “TV21” pediatri Fitim Rexhepi.

“Është virus që më së shumti infekton foshnjat nga muaji i dytë deri në muajin e gjashtë apo të tetë. Prek pjesën e poshtme të rrugëve të frymëmarrjes duke shkaktuar kollitje, sekrecione nazale dhe teshtitje dhe në format më të rënda kemi vështirësi në frymëmarrje. Spitalet e fëmijëve, si në Shkup ashtu edhe në Tetovë, janë plot me fëmijë me të njëjtat simptoma. Kryesisht bartja e këtij virusi bëhet përmes ajrit, kollitja, teshtitja, sekrecionet e rrugëve të frymëmarrjes, si dhe mbajtja e maskave që ishte gjatë pandemisë, mund të jetë edhe masë mbrojtëse për këtë virus”, thotë Fitim Rexhepi.

“Për të parandaluar përhapjen, nëse vëreni simptoma edhe më të lehta, mos i dërgoni fëmijët në çerdhe apo shkolla”, thotë Rexhepi.

Si masë parandaluese ai rekomandon konsumimin e më shumë lëngjeve dhe vitaminave.

“Mos shkuarja në shkollë nëse kemi fëmijë të sëmurë, për të mos infektuar të tjerët, ushqimi i mjaftueshëm me vitamina dhe konsumimi i lëngjeve, trajtimi mbështetës me antipiretikë, ajrimi i mirë i hapësirave, temperatura optimale ose ngrohja e mirë, do të ndikonte pozitivisht në parandalimin e virusit”, thotë Fitim Rexhepi.

Related posts

Milloshoski, Mitreski dhe Bendevska janë nënkryetarët e rinj të Kuvendit

Gazeta Max

Shaqiri: Po intensifikohen rikonstruimet infrastrukturore në shkollat fillore dhe të mesmeMinistri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot vizitoi ShFK „ Josip Broz Tito” në Komunën e Strugës, ku në rrjedh është rikonstruksioni i zdrukthtarisë, përkatësisht është duke u bërë ndërrimi i dyerve të vjetruara të klasave. -Ky investim, për të cilin janë ndarë më shumë se 700 mijë denarë me mbështetjen e Bankës Botërore, partnerin tonë me të cilin punojmë intensivisht në avancimin e sistemit arsimor në vend. Gjatë sezonit ndërtimor po punohet në shumë shkolla fillore dhe të mesme me qëllim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla, që besoj se do të ndikojë në suksesin e nxënësve, theksoi ministri. Shaqiri rikujtoi se me buxhet prej mbi 4.5 milionë euro, janë paraparë aktivitete rikonstrutive për 50 objekte shkollore në disa komuna të vendit, deri në fund të këtij viti kalendarik. Mjetet janë siguruar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, njësisë projektuese për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, ndërsa pjesa më e madhe e shkollave, gjegjësisht 40 objekte, do të përfishen sërish nga aktivitetet rikonstruktive me mbështetjen e Bankës Botërore.

Gazeta Max

Ja si mund Rusia ta marrë Kievin

Gazeta Max