GazetaMax
Lajme

Statistika tjera nga regjistrimi i popullsisë: 23,8% e popullatës në Maqedoni janë beqarë

Shkup, 30 shtator – Sipas Regjistrimit të vitit 2021, popullsia e përgjithshme rezidente e moshës 15 vjeç e më tepër, sipas statusit martesor, 23,8 për qind janë të pamartuar/pamartuara, 65,3 për qind janë të martuar/të martuara, 7,2 për qind janë vejanë/vejane dhe 1,6 për qind janë të divorcuar. Janë regjistruar edhe tre raste të vejanëve/të vejave dhe 13 raste të të divorcuarve në grupmoshën 15-19 vjeç.

Në totalin e popullsisë rezidente të moshës 15 vjeç e më shumë, 98,4 për qind jetojnë në bashkësi martesore, ndërsa 1,6 për qind në bashkësi jashtëmartesore, thuhet në grupin e ri të të dhënave nga regjistrimi i publikuar sot nga ESHS, e i referohen gjendjes martesore të popullsisë, numrit të lindjeve dhe migrimeve brenda vendit.

Nga popullata e përgjithshme rezidente, 81,1 për qind deklaruan se nuk u shpërngulën (popullsia autoktone), dhe 11,7 për qind se u zhvendosën në vendbanimet e zakonshme.

Sipas vendlindjes, 90 për qind e popullsisë së përgjithshme rezidente kanë lindur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Azeski është jashtë vendit për shkaqe shëndetësore

Gazeta Max

Investimet në shkencë kanë marrë tatëpjetën, çdo vit ka rënie!

Gazeta Max

NASA shpërndanë imazhe nga liqeni i Ohrit dhe Prespës, kategorizohen si më të vjetër në Europë

Gazeta Max