GazetaMax
Lajme

Stoilkoviq mori pjesë në darkën tradicionale të Iftarit të organizuar nga MATTO

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, sot mori pjesë në darkën tradicionale të Iftarit, të organizuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit nga Dhoma Ekonomike Maqedono-Turke (MATTO), në emër të bashkëpunimit të deritanishëm dhe të ardhshëm, me qëllim të avancimit të marrëdhënieve ekonomike dhe të tjera ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.

“Është nder për mua që, duke respektuar traditën, i forcojmë lidhjet tona, para së gjithash, ato miqësore. Këto ditë dhe raste janë një kujtesë që të respektojmë njëri-tjetrin, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, dhe duke e treguar bukurinë e shoqërisë sonë multikulturore dhe multietnike, të harrojmë ndarjet dhe mosnjohjen reciproke të bashkësive të ndryshme”, tha Stoilkoviq pas darkës së Iftarit të mbajtur në hotelin “Hilton”.

Related posts

Tegovski: Zgjidhje për problemin me vetot në BE është pezullimi i vendimmarrjes së njëanshme

Gazeta Max

“Lista e zezë nuk u pamundëson politikanëve që të kenë një të ardhme të bardhë”

Gazeta Max

Edhe sot pati 9 alarme për bomba në shkolla, të gjitha ishin të rrejshme

Gazeta Max