GazetaMax
Ballina

Stoilkoviq priti në takim ambasadorin turk, Fatih Ulusoy

Nënkryetari i Qeverisë dhe Ministri i Marrëdhënieve Ndër Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq sot ka zhvilluar takim pune me delegacionin nga ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup, të kryesuar nga ambasadori z. Fatih Ulusoy.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe u shkëmbyen mendime dhe pikëpamje për çështjet aktuale politike dhe ekonomike në të dy vendet, me fokus ngritjen e mëtejshme të nivelit të bashkëpunimit, si dhe krijimin e mundësive dhe lidhjeve edhe më të thella miqësore mes dy popujve dhe të dy shteteve, veçanërisht në aspektin e forcimit të marrëdhënieve ndëretnike.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për inkurajimin e kompanive turke për të investuar në Maqedoninë e Veriut, për tejkalimin e vështirësive me të cilat përballen, mundësinë e fillimit të negociatave për përditësimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë dhe organizimin e një forumi biznesi turko-maqedonas me pjesëmarrjen e kompanive turke dhe maqedonase periudhën e ardhshme.

Në takim u vu theks i veçantë për komunitetin turk që jeton në vendin tonë, ndërsa ambasadori Ulusoy theksoi se Republika e Turqisë ka marrëdhënie të veçanta me Republikën e Maqedonisë dhe qëllimi i tyre është që të kenë marrëdhënie të mira me të gjitha bashkësitë etnike si dhe se ata janë të hapur për të kontribuar në zgjidhjen eventuale të të gjitha problemeve të mundshme.

“Nuk keni nevojë të kërkoni mbështetje nga unë, atë e keni pavarësisht problemit me të cilin ballafaqohet komuniteti turk në vend”, tha Stoilkoviq, duke theksuar edhe një herë mbështetjen për tejkalimin e vështirësive në edukimin në gjuhën amtare.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi mes dy vendeve është vendimtar për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit në tërësi.

Related posts

Shkaku, simptomat dhe si duket saktësisht trajtimi i goditjes në tru

Gazetamax.mk

Nis ndërtimi, ‘Global Sunny Valley’, bukuria e re e Mavrovës |VIDEO

Gazetamax.mk

Ushqimet që ju fryjnë në darkë dhe ato që ndihmojnë tretjen

Gazetamax.mk