GazetaMax
Lajme

Stokomak kërkon falje dhe heqë nga shitja narezakun me mish derri (foto)

Shkup, 28 shtator — Zinxhiri i marketeve “Stokomak” ka kërkuar falje nga të gjithë besimtarët musliman për narezakun me certifikatë Hallall dhe me përmbajtje të mishit të derrit, njofton Zhurnal.

Siç shprehen nga Stokomak, gabimi ka qenë i paqëllimshëm ndërsa gabimi qëndron te dizajnimi i ambalazhit.

Ata njoftojnë se janë përpunuar të dyja dizajnet dhe gabimi ka ndodhur gjatë aplikimit të shenjës së certifikatës Hallall.

“Pasi është vërejtur kjo e metë serioze, i njejti dizajn i kontestueshëm i ambalazhit u tërhoq menjëher nga të gjitha marketet tona dhe nuk është më në shitje. Kjo mangësi do të ndryshohet së shpejti nga prodhuesi dhe produktet me paketim të korrigjuar do të jenë sërish të disponueshme për shitje.

Ju falenderojmë të gjithëve që me kritikat e tyre me qëllimin më të mirë na vunë në dukje këtë gabim serioz të paqëllimshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne në rrugën e krijimit dhe për ruajtjen e marrdhënieve tona afatgjata dhe besnike me klientët tanë të çmuar”, janë shprehur nga Stokomak./Zhurnal.mk

Related posts

Mickoski: Se çfarë partnere e NATO-s është Bullgaria, flet shumë vendimi për të mos investuar në Korridorin 8

Gazeta Max

Gruevski: Prokuroria nuk ka dëshmi se kam vjedhur para nga partia

Gazeta Max

BDI: Qeveria vazhdon të heshtë për padrejtësinë ndaj komunave dhe përjashtimin e mërgatës – ky diskriminim nuk kalon

Gazeta Max