GazetaMax
Lajme

Strategjia nacionale për anti-korrupsion, Ivanovska: Furnizimet publike kryesojnë me korrupsion

Shkup, 27 Dhjetor – Komisioni për parandalimin e korrupsionit alarmon për praninë e korrupsionit në institucionet publike. Si  fushë me rrezik më të lartë për veprime korruptive  janë furnizimet publike dhe kontrolli inspektues, gjatë dhënies së lejeve dhe licencave, vazhdon në ndarjen e grandeve dhe subvencioneve si dhe gjatë punësimit, sidomos në organet shtetërore. Ndikimet politike kryesojnë me listën e shkaqeve kryesore për praninë e korrupsion në vend.

“Në të gjitha sektorët e analizuara si emërues i përbashkët janë vërtetuar këto  faktorë rrezikues: ndikimi i fuqishëm politik në sektorin publik, problemi në sundimin e ligjit dhe përqindja e ulët e sanksionimit  të sjelljes korruptive të shoqërisë, rregullativa jokonzistente e cila lë hapësirë për keqpërdorim dhe sjellje korruptive, nivel i ulët i integritetit të faktorit njeri, transparenca e pamjaftueshme, si dhe sistemi i mbikëqyrjes  dhe mekanizmit të kontrollit në sektorin publik.”, – deklaroi kryetarja e komisionit për anti-korrupsion, Biljana Ivanovska.

Eftimov: Kërkojmë përgjegjësi nga institucionet

Anti korrupsioni të qaset më me seriozitet në plotësimin dhe implementimin e strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit, kërkojnë nga VMRO-DPMNE. Kryetarja e komisionit  parlamentar pranon se kjo strategji duhej të vihej në rend ditë më herët.

“Vërejtja ime konkrete për tërë raportin është se duhet të kërkojmë përgjegjësi nga institucionet ku kemi lëshim drastik për aktivitetet e ndërmarra. Realizimi i vetëm 12% i kësaj strategjie tregon se është vetëm dokument deklarativ.”, – u shpreh Dаjançо Eftimov nga VMRO-DPMNE. 

Mirakovska: Strategjia duhej të diskutohej më herët

“Duhet ta pranojë se jemi pjesë e fajit se kjo strategji deri më tani s’ka qenë në rend dit. Është me rëndësi të punojmë në mënyrë operative për këtë strategji, sepse nëse nuk realizojmë mbetet në letër e vdekur, ndërsa ne nuk jemi angazhuar për strategji të tillë.”, – theksoi Sonja Mirakovska nga PRSD.

Në strategjinë nacionale për parandalim të korrupsionit janë konstatuar 54 probleme për tejkalimin e të cilave janë të parapara 111 masa dhe 191 aktivitete, thonë nga anti-korrupsioni, ndërkaq rreth 60% e  masave aktiviteteve akoma nuk kanë filluar me realizim. 

Related posts

Bekteshi: Etiketat në çdo produkt doemos në dygjuhësi, nëse jo, denime drakonike

Gazetamax.mk

Universiteti i Tetovës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Komisionin e letrave me vlerë

Gazetamax.mk

Memorandum bashkëpunimi mes MPB-së dhe inspektoratit të forcave të sigurisë në Çeki

Gazetamax.mk