GazetaMax
Lifestyle

Stresi: burrat dhe gratë e përjetojnë ndryshe

Kërkuesit argumentojnë përse burrat dhe gratë e përjetojnë ndryshe çdo eksperiencë stresuese dhe se si mënyra e reagimit të tyre lidhet me hormonet, energjinë, sakrificën dhe dashurinë për veten.

Muskuj të forcuar, zemra që rreh fort dhe stresi që kaplon nga të gjitha anët: këto janë emocionet që përfshijnë si meshkujt dhe femrat kur ndodhen përballë një situate të papritur stresuese. Por më pas në kuptimin afatgjatë me kalimin e ditëve dhe muajve, ndryshimet mes sekseve fillojnë dhe shfaqen.

Kërkimet po fillojnë të zbulojnë ndryshime mes sekseve që mund të ofrojnë ndoshta një analizë përse sëmundjet e lidhura me stresin janë më të zakonshme te gratë sesa te burrat.

Kërkuesit besojnë se një hormon i lidhur me besimin i bën femrat më të prekura nga depresioni, ankthi dhe sëmundjet mendore. Kur vjen puna për t’u përballur me stresin, burrat dhe gratë kanë aftësi të ndryshme përballimi.

Hormonet, shkak i këtij ndryshimi

Një nga arsyet kryesore përse burrat dhe gratë reagojnë ndryshe ndaj stresit janë hormonet. Tre luajnë një rol kyç: kortizoli, epinefrina dhe oksitocina. Kur stresi godet, hormonet e quajtur kortizol dhe epinefrinë së bashku shtojnë presionin e gjakut të një personi dhe qarkullojnë sheqerin në gjak. Vetë kortizoli ul efektivitetin e sistemit imun. Ai që ndikon është hormoni oksitocinë. Ky është hormoni që kundërvepron me kortizolin dhe epinefrinën dhe nxit qetësinë e emocioneve. Ndërsa burrat gjithashtu sekretojnë oksitocinë, ajo është në sasi më të vogla.

vidrio-scotchshield11

Shpërfillja dhe përballja

Kur vjen puna për shpërfillje apo përballje mbi faktorët stresues, studimet mbi femrat tregojnë se ato kanë më shumë gjasa të përballen me stresin duke u kërkuar ndihmë njerëzve. Femrat priren të vetëmbrohen dhe të krijojnë një mjedis të këndshëm rreth tyre për t’u çliruar nga stresi. Ato ruajnë rrjetet e tyre shoqërore ndërsa burrat kur përjetojnë stres izolohen në vetvete dhe nuk u pëlqen të diskutojnë për faktorët që e nxisin atë.

Kërkesa apo energjia

Një dallim madhor në përballjen me stresin është se meshkujt kur janë nën presion të stresit kërkojnë më shumë nga marrëdhëniet me të tjerët. Një grua e stresuar shpesh mund të jetë pre e abuzimit nga të tjerët, pasi ajo vë nevojat e të tjerëve përpara vetes. Sakrifikimi i vetes karakterizon gratë e stresuara. Ndërsa burrat marrin më shumë rreziqe dhe bëhen më konkurrentë. Ata rrisin nivelin e kërkesave dhe fillojnë të kërkojnë me ngulm arritjen e një suksesi. Cili është faktori më i madh stresues te gratë dhe burrat? Gratë stresohen nga humbja e dashurisë, ndërsa burrat nga një performancë e dështuar seksuale.

Menaxhimi i stresit

Kur vjen puna për menaxhimin e stresit, burrat dhe gratë e përballojnë ndryshe. Menaxhimi i stresit nga gratë ndodh shpesh duke biseduar për eksperiencën stresuese dhe për të zbuluar se çfarë mund të bëjnë, shkruan Shqip. Nga ana tjetër burrat kërkojnë t’i shmangen aktivitetit stresues dhe krijojnë një shpërqendrim relaksues.

Stresi dhe evolucioni

Për të dyja sekset streset kanë evoluar ndryshe. Një nga mënyrat sesi ne e kemi përballuar stresin është duke e kthyer atë nga një krizë afatshkurtër në një problem afatgjatë dhe kronik. Për fat të keq, rezultati hormonal i stresit është rritja e presionit të gjakut dhe qarkullimi i sheqerit në gjak, si dhe një sistem imunitar më pak i shëndetshëm, si dhe probleme të tjera serioze. 

Related posts

Pse është e vështirë të gjeni punonjës të mirë?

Gazetamax.mk

Mungesa e gjumit rrit rrezikun e demencës

Gazetamax.mk

Ky është reagimi i Dagz-it kur kritikohet për ushqim

Gazetamax.mk