Me fillimin e vitit akademik 2026/2027, studentët e Maqedonisë së Veriut duhet të plotësojnë formularin e ri elektronik VOI.20, ku jepen të dhëna statistikore.
“Nuk ka më formularë në letër – studentët e regjistruar në studimet universitare të ciklit të parë paraqiten vetëm në mënyrë elektronike”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, në lidhje me bashkëpunimin me Ministrinë e Transformimit Digjital.
Plotësimi i formularëve do të bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit E-shërbime uslugi.gov.mk, duke u regjistruar përmes një adrese elektronike të vlefshme. Pasi portali do të jep dokumentin e plotësuar, duhet të dorëzohet ne universitet.
