GazetaMax
Lajme

Stuhia zbraz Shëngjinin e Velipojën, krijohen kolona në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot

Reshjet e dendura të shiut gjatë të shtunës kanë detyruar pushuesit të largohen nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit. Si pasojë rrugë të shumta janë bllokuar dhe janë shkaktuar kolona të gjata.

Prej më shumë se dy orësh, qarkullimi në aksin Shkodër–Lezhë dhe Lezhë–Milot është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të fluksit të automjeteve, raporton TopChannel.

Vështirësi janë hasur edhe në daljen nga Shëngjini, ku drejtuesit e veturave kanë mbetur të bllokuar në radhë të gjata.

Qytetarë të shumtë të Kosovës po shfrytëzojnë fundjavat për pushime në Shqipëri. Shëngjini dhe Velipoja janë destinacionet kryesore të tyre.

Related posts

Shpallet thirrje për rikonstruimin e 13 rrugëve në shtatë komuna

Gazeta Max

ISK: Partitë politike burim kryesor i dezinformatave në Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max

Tre të zhdukur nga përmbytjet në Zvicër

Gazeta Max