GazetaMax
Lajme

Takim i Osmanit me Cederfelt dhe Montella

Shkup, 15 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, priti delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga kryetarja, Margaret Cederfelt dhe sekretari i përgjithshëm, Roberto Montella.

Takimi, siç informojnë nga MPJ, u mbajt me qëllim të vendosjes së kontakteve në nivelin më të lartë, për të përcjellë mbështetjen për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023 dhe për të diskutuar situatën aktuale të OSBE-së dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe kryesuesit, si dhe prioritetet tona si kryesues të ardhshëm të OSBE-së.

Ministri Osmani theksoi se diplomacia parlamentare është e një rëndësie të madhe, veçanërisht në kohën e agresionit të hapur ndaj një vendi pjesëmarrës, tensioneve gjeopolitike dhe pasigurisë.

“Maqedonia e Veriut i kushton rëndësi të madhe dimensionit parlamentar të OSBE-së. Përfshirja e deputetëve në ballafaqimin me rreziqet dhe sfidat e sotme të sigurisë, si dhe në promovimin e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së, i shton vlerë të rëndësishme komunikimit të rregullt diplomatik, në kërkim të zgjidhjeve të qëndrueshme”, tha Osmani.

Në të njëjtën kohë, bashkëbiseduesit ranë dakord se roli i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së është i një rëndësie jetike në forcimin e dialogut dhe krijimin e diskutimit politik që synon promovimin e stabilitetit, bashkëpunimit dhe zhvillimit socio-ekonomik në rajonin e OSBE-së

Related posts

Qeveria dëshiron të parandalojë lajmet e rreme për krizën energjetike, do të informojë rregullisht

Gazetamax.mk

Strik dhe Butikofer: BE-ja nuk është e komplimentuar pa integrim të plotë

Gazetamax.mk

“Një front i ri shumë i fuqishëm është hapur kundër narkoregjimit”, Vasili: Mbi 800 milionë euro të pista u hodhën për zgjedhje

Gazetamax.mk