GazetaMax
Lajme

Takim i Osmanit me Cederfelt dhe Montella

Shkup, 15 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, priti delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga kryetarja, Margaret Cederfelt dhe sekretari i përgjithshëm, Roberto Montella.

Takimi, siç informojnë nga MPJ, u mbajt me qëllim të vendosjes së kontakteve në nivelin më të lartë, për të përcjellë mbështetjen për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023 dhe për të diskutuar situatën aktuale të OSBE-së dhe mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe kryesuesit, si dhe prioritetet tona si kryesues të ardhshëm të OSBE-së.

Ministri Osmani theksoi se diplomacia parlamentare është e një rëndësie të madhe, veçanërisht në kohën e agresionit të hapur ndaj një vendi pjesëmarrës, tensioneve gjeopolitike dhe pasigurisë.

“Maqedonia e Veriut i kushton rëndësi të madhe dimensionit parlamentar të OSBE-së. Përfshirja e deputetëve në ballafaqimin me rreziqet dhe sfidat e sotme të sigurisë, si dhe në promovimin e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së, i shton vlerë të rëndësishme komunikimit të rregullt diplomatik, në kërkim të zgjidhjeve të qëndrueshme”, tha Osmani.

Në të njëjtën kohë, bashkëbiseduesit ranë dakord se roli i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së është i një rëndësie jetike në forcimin e dialogut dhe krijimin e diskutimit politik që synon promovimin e stabilitetit, bashkëpunimit dhe zhvillimit socio-ekonomik në rajonin e OSBE-së

Related posts

“Gratë shtëpiake do të shpërblehen”/ Berisha shpalos programin: Do të kemi Ministrinë e Familjes! Fëmijës së tretë…

Gazeta Max

Spasovski: Është realizuar kursim prej 30 për qind energji elektrike për muajin tetor

Gazeta Max

Limaj përkujton rreshterin Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies: Lavdi e përjetshme heroit

Gazeta Max