GazetaMax
Lajme

Takim lamtumirës i kryetarit Xhaferi me ambasadoren gjermane Hollshtajn

Shkup, 12 janar – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim lamtumirës me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Hollshtajn. Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimi i frytshëm ekonomik dhe politik në të gjitha nivelet, përfshirë edhe në nivelin parlamentar.

Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi falënderoi për angazhimin e saj aktiv dhe njëherazi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme gjermane për eurointegrimet tona euroatlantike. Bashkëpunimi i intensifikuar me Bundestagun Gjerman në disa vitet e fundit në nivel të kryetarëve të parlamenteve, komisioneve, grupeve të miqësisë, programit për bursistë IPS, si edhe bashkëpunimi teknik për sigurim të pavarur parlamentar u theksuan posaçërisht si segment i rëndësishëm i bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet dy shteteve.

Ambasadorja Holshtajn e përshëndeti përzemërsisht bashkëpunimin e shkëlqyer, para së gjithash me Kryetarin Xhaferi, me deputetë të caktuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me qytetarët gjatë mandatit të saj. U transmetua mbështetja e Republikës Federale Gjermane për harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si edhe për hapat e ndërmarra reformuese dhe sfidat e radhës me të cilat do të sigurohet avancimi i procesit eurointegrues. Në këtë kontekst, u potencua shembulli kroat në procesin e aderimit, kur politikanët i vunë në plan të parë interesat shtetërore e jo interesat partiake, për arsye se ky proces sjell dobi të mëdha për të gjithë qytetarët dhe për mirëqenien e tyre në të ardhme.

Related posts

Petar Bogojeski: Tregojini Afrim Gashit se Maqedonia nuk është Serbi!

Gazetamax.mk

Azeski – Martens: Kriza energjetike mbetet problem prioritar për kompanitë

Gazetamax.mk

Shërbimet e sigurisë kanë parandaluar sulme terroriste në vend

Gazetamax.mk