GazetaMax
Lajme

Takim Osmani – Dendias në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së

Nju Jork, 18 shtator – Ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Bujar Osmani dhe Nikos Dendias të enjten do të realizojnë takim bilateral në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga MPJ greke kumtuan se Dendias në periudhën prej 19 deri më 23 shtator do të realizojë një sërë takimesh bilaterale dhe multilaterale në të cilat, krahas çështjeve për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale, “do të bisedohet edhe për çështje të interesit rajonal dhe global, siç janë invazioni rus në Ukrainë, kriza energjetike, ngjarjet në Afrikën veriore, në Mesdheun Juglindor, Ballkanin Perëndimor si dhe promovimin e kandidaturës greke për vend në Këshillin e Sigurimit të KB-së në periudhën 2025-26, kandidaturën  për në Këshillin për të drejta të njeriut në periudhën 2028-30 dhe për kryesimin me Asamblenë e Përjgithshme të KB-së në vitin 2035”.

Në mes e takimeve të caktuara të shefit të diplomacisë greke është edhe ai me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, e planifikuar për të enjten më 22 shtator.

Ministri Osmani në shoqëri të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në periudhën prej 19 deri më 24 shtator do të marrë pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, kumtuan nga MPJ, Osmani do të marrë pjesë në mbrëmjen transatlantike të ministrave të jashtë të NATO-s, organizuar nga ana e sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken. Do të marrë pjesë edhe në takimin e Kartës së Adriatikut A5, si dhe në takimin e organizuar nga Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL) dhe Këshilli për bashkëpunim rajonal.

Plotësisht, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme, siç është paralajmëruar, Osmani do të realizojë takime të shumta bilaterale me kolegët e tij nga vendet anëtare të BE-së dhe nga vendet pjesëmarrëse dhe partnere të OSBE-së, në kontekst të kryesimit tonë me këtë organizatë, si dhe me përfaqësues të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, ndërkaq do ta shfrytëzojë mundësinë ët realizojë takim edhe me përfaqësues të diasporës sonë.

Related posts

Mariçiq: Mbështetje për anëtarësim në BE kemi

Gazetamax.mk

Kovaçevski takon ambasadorët e BE-së: Europerspektiva e RMV-së është realitet

Gazetamax.mk

Greqia ia uron Ditën e Pavarësisë Maqedonisë së Veriut

Gazetamax.mk