GazetaMax
Lajme

Takime me qytetarë, Osmani: Na duhet mbështetja juaj për të udhëheq me shtetin

Karvani i kandidatit për president të shtetit nga Fronti Europian sot ka zbarkuar në Komunën e Zhelinës dhe Tetovë, respektivisht në fshatrat: Grupçin, Debërcë, Pallaticë, Trebosh dhe Strimnicë.

Kandidati për president Osmani ka shfrytëzuar takimet me qytetarët për të ndarë vizionin e tij dhe zotimet e parapara në Dekalogun e tij, ku ka përfshirë Agjendën politike dhe zotimet si president i ardhshëm.

Partitë politike nuk krijohen pa pasur një kontekst të madh politik, një kauzë të madhe politike, ka porositur Osmani.

“Ne jemi blloku i tretë, që pretendojmë më marr mandate dhe me udhëheq me shtetin. Dhe t’i ndërtojmë mur nacionalizmit të VMRO-DPMNE-së. Nuk do të ketë Qeveri pa ndryshime kushtetuese. Prandaj këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme. Prandaj, na duhet mbështetja juaj. Ai që fiton më 24 prill fiton edhe me 8 maj”, tha Osmani.

Related posts

Asani: Eksponent të BDI-së kundër BDI-së së Çairit

Gazeta Max

Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10-D/ Rexhepi: Po lidhemi me autostradë deri në Qafë Thanë

Gazeta Max

Nesër, Isen Shabani pormovon kandidaturën për zgjedhjet lokale në Vrapçisht

Gazeta Max