Shoqata “Jehona e Malësisë”, në kuadër të misionit të saj për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar shqiptar në diasporë, dëshiron t’ju njoftoj se mbrëmë organizoi me sukses takimin e parë të fëmijëve për klasat e mësimit të gjuhës shqipe, në të cilin morën pjesë mbi 80 fëmijë prezent dhe shumë të tjerë në vijim, së bashku me prindërit e tyre. Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të programeve të qëndrueshme arsimore, që synojnë përçimin e vlerave gjuhësore e kulturore tek brezat e rinj shqiptarë.
Në thelb të këtij angazhimi qëndron rëndësia themelore e gjuhës shqipe si bartëse e identitetit, historisë dhe trashëgimisë shpirtërore të popullit tonë.
Mësimi dhe zotërimi i gjuhës amtare në mjediset jashtë trojeve shqiptare përbën jo vetëm një detyrë qytetare dhe morale, por edhe një akt vetëdijësimi kulturor që ruan lidhjen ndërmjet brezave dhe garanton vazhdimësinë e trashëgimisë sonë kombëtare.
Në këtë kontekst, Shoqata “Jehona e Malësisë” shërben si një urë lidhëse ndërmjet diasporës dhe rrënjëve shqiptare, duke i mundësuar çdo fëmije të njohë e të përqafojë gjuhën e tij të origjinës.
Shoqata “Jehona e Malësisë” shpreh mirënjohje të thellë e të veçantë për të gjithë fëmijët dhe përojekjet e prindërve të tyre si dhe për profesoreshën Elvira Shkëmbi, e cila me profesionalizëm, përvojë të gjatë dhe përkushtim të palëkundur ka marrë përsipër drejtimin e mësimdhënies.
Falënderime të përzemërta i adresohen gjithashtu asistentit Kolë Dedivanaj, për ndihmesën e tij të çmuar në procesin mësimor dhe organizativ, si dhe mësueses së posaemëruar Shaqe Berishaj, e cila do të kontribuojë me energji e përkushtim në formimin gjuhësor të nxënësve.
Një falënderim i veçantë i dedikohet anëtarëve të Bordit të Shoqatës “Jehona e Malësisë”, të cilët me mikpritje, organizim të përkryer dhe përkushtim të sinqertë siguruan zhvillimin e këtij takimi në një atmosferë të ngrohtë, dinjitoze dhe frymëzuese. Roli i tyre mbështetës është themelor për mbarëvajtjen dhe suksesin e këtij projekti arsimor e kulturor.
Takimi u karakterizua nga një pritje e ngrohtë dhe mirëorganizuar e fëmijëve dhe prindërve të tyre. Pas hapjes së aktivitetit dhe përshëndetjeve përshfaqëse, u zhvillua procesi i rregjistrimit të të gjithë pjesëmarrësve, duke krijuar një atmosferë bashkëpunimi e përfshirjeje.
Në vijim, çdo nxënësi iu shpërnda një pyetësor njohës, me qëllim evidentimin e nivelit fillestar të njohurive gjuhësore. Ky instrument do t’i mundësojë stafit pedagogjik të kryejë klasifikimin paraprak të nxënësve, për të përcaktuar grupet sipas niveleve të kompetencës gjuhësore.
Në ditët në vijim, edukatorët do të vijojnë me përgatitjen e materialeve dhe metodologjive të përshtatura për secilin nivel. Në takimin e ardhshëm, parashikohet ndarja përfundimtare e fëmijëve në grupe homogjene, në bazë të njohurive të fituara dhe aftësive gjuhësore të secilit.
Përdorimi i metodave bashkëkohore të filtrimit dhe vlerësimit formativ do të sigurojë një proces mësimor të drejtë, gjithëpërfshirës dhe efektiv, duke mbështetur zhvillimin e aftësive komunikative dhe kulturore në gjuhën shqipe.
Ky takim shënon një fillim të mbarë dhe premtues për vitin arsimor në kuadër të mësimit të gjuhës shqipe nën kujdesin e Shoqatës “Jehona e Malësisë”.
Falë bashkëpunimit të frytshëm midis mësuesve, prindërve, fëmijëve dhe bordit organizativ, po ndërtohet një model i qëndrueshëm edukimi që garanton jo vetëm njohjen e gjuhës, por edhe forcimin e vetëdijes kombëtare.
🇦🇱 Në këtë mënyrë, “Jehona e Malësisë” vazhdon të jetë një zë i gjallë i shqiptarisë, që kumbon përmes brezave, duke ruajtur me dashuri dhe përkushtim gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.

