GazetaMax
Lajme

Taravari – Ageler: Integrimi i vendit në BE është e vetmja rrugë që garanton zhvillim, prosperitet dhe stabilitet

Shkup, 20 janar – Masat e propozuara nga Aleanca për Shqiptarët për sundim të ligjit dhe luftë të pakompromis kundër korrupsionit ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të liderit të kësaj partie, Arben Taravari dhe ambasadores amerikane në vend, Anxhela Prajs Ageler.

Taravari, siç informojnë nga partia, gjatë bisedimeve, në të cilat shoqërohej nga deputeti Halil Snopçe, i ka uruar ambasadores kthim të suksesshëm në Shkup, me shpresën se ky takim do të jetë pikënisje e bashkëpunimit të ngushtë me qëllim të thellimit dhe zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“E falënderova ambasadoren Ageler për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për vendin tonë, veçanërisht në integrimet euroatlantike dhe për angazhimin e saj personal për çrrënjosjen e korrupsionit, vënien e llogarisë ndaj të korruptuarve dhe luftën kundër kulturës së mosndëshkimit. Diskutuam për masat e propozuara nga ASH si pjesë e pakos sonë për sundimin e ligjit dhe luftën pa kompromis kundër korrupsionit, duke u pajtuar për urgjencën e nismave konkrete në këtë drejtim”, theksoi Taravari.

Siç thuhet në kumtesën e partisë, Taravari është pajtuar me Ageler se integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE është rruga e vetme që garanton zhvillim, prosperitet dhe stabilitet dhe se arsyetimi shtetëror kërkon që forcat pro-evropiane të mos lejojnë devijimin nga ky kurs, duke marrë pa vonesë përgjegjësinë “që të mos humbasim shansin tonë dhe ta përfundojmë me sukses këtë proces jetik për brezat e ardhshëm”.

Related posts

Fitim Çaushi: Polifonia është shiptare dhe jo greke z. Vaso Tole dhe z. Pirro Prifti

Gazetamax.mk

Zejdi: Shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur përfaqësim më të dobët në Qeveri se sa VLEN

Gazetamax.mk

Frontex: Imigrantët përdorin kryesisht Ballkanin për t’u futur në BE

Gazetamax.mk