GazetaMax
LAJME

Taravari: ASH e mbështet procesin e eurointegrimeve, do të ndihmojmë me të gjitha forcat

Shkup, 7 nëntor – Jemi rrugës drejt Bashkimit Evropian dhe nuk kemi alternativë tjetër.
Si Aleancë për Shqiptarët, e mbështesim absolutisht këtë proces dhe do të jemi ne ata që do të ndihmojmë me të gjitha forcat tona, theksoi u.d kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas takimit të liderëve në Kuvend, duke përshëndetur nismën për takimin me shpresën që debati të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“E përshëndes iniciativën e kryeministrit që e thirri mbledhjen e sotme, mendoj se kjo është një shenjë e mirë që i gjithë procesi të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe më transparent. Mendoj se duhet të kishte pasur më herët një debat mes partive politike, por kurrë nuk është vonë. Shpresoj se debati do të vazhdojë, jemi rrugës drejt Bashkimit evropian dhe nuk kemi alternativë tjetër”, theksoi Taravari.

Ai potencoi se konsideron se nuk ka alternativë tjetër për shtetin përveç BE-së dhe për këtë arsye ndryshimet kushtetuese që do të ndodhin nuk duhet të shihen si rrezik për shtetin por si mundësi.

“Si mundësi për të pasur më shumë komunitete etnike të përfaqësuara në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, aktualisht po shqyrtohen bullgarët, kroatët dhe malazezët, pse jo edhe torbeshët. Çdo shoqëri dhe çdo vend është më i pasur nëse ka më shumë bashkësi etnike në të”, tha Taravari.

Kreu i ASH-së theksoi se në takim është ngritur edhe çështja e heqjes së përqindjes për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Mendoj se është e drejtë që bashkëqytetarët tanë maqedonas të tregojnë para së gjithash respekt për bashkëqytetarët e tyre, të cilët jemi 30 për qind e numrit të përgjithshëm të banorëve që jetojnë në Maqedoni dhe mendoj se është dinjitoze të përdoret gjuha shqipe, jo numra apo përqindje”, tha Taravari.

Ai, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth asaj nëse ka interes tek partitë tjera politike për gjurmimin e përqindjeve për përdorimin e gjuhës shqipe, theksoi se në takim askush nuk ka thënë se është kundër.

“Mendoj se kjo ka përfunduar, këtë e kam thënë disa herë publikisht. Kështu mendojnë të gjitha partitë shqiptare, por edhe partitë më të mëdha maqedonase, e kam fjalën për LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në, së paku kanë thënë publikisht se nuk i shqetëson asgjë nëse hiqet 20 përqindëshi”, tha Taravari.

Related posts

Osmani-Taravarit: Mos e përdor planin e OSBE-së për lojra elektorale

e-max

Anjë konkluzion nga takimi i liderëve

e-max

Po finalizohet marrëveshja Bullgari-Maqedoni? Pritet përgjigje nga Sofja

Kovaçevski: Qëndrimi i Qeverisë për kornizën negociuese është që çështjet bilaterale të zgjidhen në mënyrë bilaterale

e-max

Aliti: Përfshirja e OJQ dhe sektorit privat është kusht për sukses në transformimin digjital

e-max

Takim i kryetarit të Kuvendit, Xhaferi me ambasadoren izraelite Frankell

e-max