GazetaMax
Lajme

Taravari e Shabani bashkë në kafe pas iftari! A po kalon nënkryetari i Selës në ASh-në e Taravarit?

Kryetari i Vrapçishtit, njëherit edhe nënkryetar i ASh-së së Ziadin Selës, Isen Shabani është parë duke pirë kafe me Arben Taravarin e VLEN-nit, që po ashtu pretendon vulat e ASh-së.
Siç mësoi TV21 dhe siç iu dëshmua me foto, takimi është bërë këtë mbrëmje në Gostivar, pas një iftari të shtruar nga një shoqatë e gostivarasve që jetojnë në Turqi.

Gjatë ditës TV21 raportoi dhe e konfirmoi nga vetë Shabani se ai në zgjedhjet lokale të tetorit do të garojë si i pavarur për Vrapçishtin. Po i pyetur se a nënkupton kjo se po ia kthen shpinën Ziadin Selës, ai u përgjigj:
“I pavarur po. Për të tjerat ende nuk kam qëndrim, do të shohim ditët në vijim si do të rrjedhin punët”, tha Shabani për TV21.

Isen Shabani është nënkryetar i Alenacës për Shqiptarët të drejtuar nga Ziadin Sela, që është pjesë e Frontit Europian. Se a do të kalojë në taborin tjetër, ASh-në e Arben Taravarit në VLEN, kjo mbete të shihet, por dukshëm Shabani tashmë ka rikthyer kontaktet me ish-bashkëpartiakun e tij Taravari.

Related posts

Komuna Çair dhe Shoqata Humanitare ndihmojnë Mitrovicën dhe Skënderajn

Gazeta Max

Qeset e plastikës gjithandej, ligji për largim të përdorimit nuk po përdoret sepse qeset janë në përdorim!

Gazeta Max

Shoqata ”Jehona e Malësisë”, dënon ashpër torturën brutale ndaj shtetasve shqiptar në Herceg Novi: Ky rast nuk duhet ngelur vetëm me deklarata të kota

Gazeta Max