GazetaMax
Lajme

Taravari kërkon DAP ose Doganat dhe kushtëzon Kovaçevskin për hyrje në Qeveri

Shkup, 3 shkurt – Nuk do të presim pafundësisht, javën e ardhshme do të dihet nëse do të hyjmë apo jo në koalicion qeveritar, thotë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për A1on.

Ndonëse thotë se më e rëndësishmja për të është hekurosja e diferencave programore, ai thekson gjithashtu se nuk kanë ndërmend të hyjnë në koalicion qeveritar nëse u jepen drejtori apo ministri të parëndësishme.

“Ne nuk kemi ndërmend të jemi vetëm një kukull në këtë koalicion. Korrupsioni dhe sundimi i ligjit janë në krye të prioriteteve tona, prandaj presim pozicione të përshtatshme ku të mund të kontribuojmë realisht në çrrënjosjen e korrupsionit. Për shembull, drejtorët e DAP, Doganat, apo të ngjashme”, thotë Taravari.

Kritiku më i inatosur i BDI-së dhe Ahmetit deri dje i është përgjigjur pyetjeve pse ka ndërruar mendje tani dhe nga “asnjëherë në koalicion me BDI-në” tani është në prag të ulet në të njëjtën tavolinë, a ka ndryshuar mendim për siç tha ai, “e keqja më e madhe për popullin, BDI-ja kriminale” apo ?

E gjithë kjo është vetëm një treg për kolltuqe apo bëhet fjalë për shtyrje të interesave të shqiptarëve dhe fshirjen e thënieve të përdorimit zyrtar të gjuhëve në Kushtetutë “në të cilën të paktën 20 për qind e qytetarëve flasin një gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja. “A do të zëvendësohet me gjuhën maqedonase dhe shqipe? A mbetet kjo kërkesë në kërkesat kyçe të Aleancës për hyrjen në koalicion?

A është Taravari njeriu që do t’i “pëshpëritë” Kovaçevskit se cilët deputetë, nga partnerët e djeshëm VMRO-DPMNE, mund të ndryshojnë mendjen për ndryshimin e Kushtetutës?

Related posts

Gërkovska – Tunjan: Mbështetja e SIGMA-s është shumë e rëndësishme

Gazetamax.mk

Bisedë telefonike Radev-Makron

Gazetamax.mk

Identifikohen personat e përfshirë në ngjarjen që ndodhi në Kumanovë

Gazetamax.mk