GazetaMax
Lajme

Taravari: Koalicioni me BDI dhe AKI është i përkohshëm

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për Telegrafi Maqedoni ka theksuar se koalicioni me BDI dhe Aleancën Kombëtare për Integrim (AKI) nuk është i përhershëm, por një projekt i përkohshëm i lidhur me një mision të qartë.

“Unë mendoj se projekti Aleanca Kombëtare nuk ka nevojë të ekzistojë në momentin që Maqedonia nis negociatat me Bashkimin Europian. Çdo parti aty e ka anëtarësinë e vet, vizionin dhe ideologjinë e vet. Ky është një bashkëpunim në një kohë të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Taravari.

Ai sqaroi se qëllimi i këtij bashkëpunimi është kthimi i vendit në rrugën e duhur, veçanërisht drejt integrimit europian. “Mbi të gjitha është mision që ta kthejmë shtetin në rrugën e duhur, integrimin europian dhe fillimin e negociatave”, shtoi ai.

Taravari paralajmëroi se vonesat mund ta lënë Maqedoninë e Veriut në grupin e shteteve si Bosnja e Kosova, duke theksuar se vendi duhet të fillojë negociatat njëkohësisht me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Related posts

Qeveria me paga dy herë më të ulëta se ato të Kosovës dhe dhjetë herë më të ulëta se ato të Austrisë

Gazeta Max

Diplomacia e shtetit/ Ku është sot Maqedonia e Veriut? (Video)

Gazeta Max

Petkov: Kemi dëshirë të gjejmë zgjidhje reciproke të pranueshme për çështjet e hapura me Shkupin

Gazeta Max