GazetaMax
LAJME

Taravari: Më së miri do të ishte që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë pas zgjedhjeve

Shkup, 8 dhjetor – Kreu i ASH-së Arben Taravari, sot para mediave deklaroi se për momentin nuk ka asgjë të re sa i përket hyrjes së tyre në shumicën qeveritare. Sipas tij, nëse nuk ka ndonjë epilog, nuk duhet të ekzagjerohet dhe se për këtë më së miri do të ishte të ndodhë pas zgjedhjeve, informon Zhurnal.

“Mendojë se këtë temë duhet ta lejmë kështu, nëse ka ndonjë epilog, nëse nuk ka s’besoj se duhet ta ekzagjerojmë. Nuk kemi diçka se hyjmë në Qeveri. Nëse vijmë kurdo qoftë ajo, pas zgjedhjeve apo para zgjedhjeve, unë kisha preferuar pas zgjedhjeve të vijmë në Qeveri dhe ta formojmë Qeverinë, natyrisht nuk do të mbetet institucion i cili nuk duhet të hetohet dhe të shihet. Faktikisht, të bëhet veting në të gjitha institucionet, por para se gjithash të nise me drejtësinë”, tha Taravari.

Sa i përket kongresit të partisë që ishte paraparë të mbahet më 17 dhjetor, Taravari njoftoi se përshkak se salla e pallatit të kongreseve në Tetovë ka qenë i zënë atë datë, mbledhja është shtyrë për më datën 24 të këtij muaji në ora 12.

Përndrshe Taravari kishte disa takime me kryeministrin Kovaçevski. Ndonëse këto takime ishin për hyrjen e ASH-së në Qeveri, Taravari pohonte vazhdimisht se nuk kanë ndonjë ofertë konkrete./Zhurnal.mk

Related posts

SHBA ka ndarë rreth 454 milionë dollarë për anulimin e ndikimit rus ndaj Ballkanit

e-max

Një pjesë e Komunës Butel nesër pa ujë

e-max

Lençe Zdravkin dhe Denis Jankullovski fitues të çmimit shtetëror “Meto Jovanovski” për vitin 2022

e-max