GazetaMax
Lajme

Taravari në ditën e parë si ministër urdhëroi ndërprerjen e procedurave për punësim në të gjitha Spitalet publike

Një ditë pas protestës së infermiereve në Spitalin klinik të Tetovës, por edhe reagimit të ish Ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari ku shprehu keqardhje për mos zgjidhjen e statusit të mbi 100 infermiereve, Alsat ka siguruar një e-mail, komunikim i brendshëm i Ministrisë së Shëndetësisë përmes së cilit, ish Ministri Taravari në ditën e parë të punës në krye të shëndetësisë kishte urdhëruar të gjitha Spitalet publike, në mesin e të cilave edhe të Tetovës për ndërprerjen e procedurës së punësimeve. Në dokument i cili rezulton i datës 24 qershor, mes tjerash shkruan:

“Ministria e Shëndetësisë, ju informon si në vijim: në vazhdën e realizimit të aktiviteteve e që ndërlidhet me punësimet në Institucionet e Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë ju urdhëron që të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me punësimet, të ndërpriten përkohësisht, pa marrë parasysh fazën në të cilën janë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë vetëm disa ditë pas këtij vendimi, vet Taravari kishte vizituar Spitalin Klinik të Tetovës duke u premtuar të punësuarve zgjidhjen e statusit.

“E dini se në programin tonë si një nga pikësynimet tona është decentralizimi i shëndetësisë dhe një prej spitaleve klinike është në Tetovë ku duhet bë investime, jo për aparatet sepse në Tetovë shoh që ka aparate boll por resurset njerëzore janë të pakta dhe ka njerëz që janë me kontrata një periudhë të gjatë dhe atyre duhet të iu jepen vendime sa më shpejtë”, tha Arben Taravari, Ish-ministër i shëndetësisë.

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Agim Berisha në një linjë telefonike për Alsat konfirmoi se vitin e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë kanë pranuar një urdhëresë që ka të bëjë me ndërprerjen e procedurave të punësimit.

Mbi 100 infermiere dhe staf teknik i Spitalit Klinik të Tetovës protestojnë duke kërkuar zgjidhjen e statusit të tyre./Alsat.mk

Related posts

Ministri Osmani në takim me kryepeshkopin e Vatikanit, Poll Riçard Galager

Gazeta Max

‘S’mund të jetojmë në hasmëri’, Ahmeti: Mbështes ‘Open Balkan’, instrument për të pajtuar rajonin

Gazeta Max

Grupi i zjarrit vazhdon takimet, ja ku do të jenë nesër

Gazeta Max