GazetaMax
Lajme

Taravari refuzon ftesën e Besës: Komunikim për 20% duhet të ketë, por jo edhe të ulemi së bashku

Shkup, 4 nëntor – Ushtrues i Detyrës kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se të hënën do të shkojë në takimin e thirru nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Të hënën jemi thirrur në takimin e liderëve prej kryeministrin aktual, do të shkojmë dhe aty do të dëgjojmë se çfarë është ideja, për çfarë do të bisedojmë. Natyrisht e kemi strategjinë tonë të negocimit e kemi koordinu me grupin për organizmin e Kongresit tek ne, ajo është kryesia e përkohshme. Do ta shohim në bazë të rrjedhave të bisedave, aty do jemi prezent shumë parti politike, do të dëgjojmë dhe pastaj do ta sjellim një vendim”, tha Taravari.

I pyetur nëse do të shkojë në takimin e liderëve shqiptar, të thirrur nga Lëvizja BESA, Taravari, u shpreh se komunikim mes partive shqiptare duhet të ketë për çështjen e 20% por jo edhe të ulen së bashku.

“Me Lëvizjen Besa dhe gjitha partitë shqiptare jemi në komunikim të vazhdueshëm. Ideja të ulemi, të komunikojmë dhe t’i sjellim vendimet së bashku. Unë me sa e shoh të gjitha partitë janë pro asaj që e kemi thënë për 20%. Nuk duhet t’i japim dikujt arsye që të thirret Platforma e dytë e Tiranës. Mendojmë se mund ta menaxhojmë atë duke diskuar dhe duke e mbajtur këtë diskutim të vazhdueshëm”, tha Arben Taravari, U.D kryetar i ASH-së.

Related posts

Drejtorët që nuk i kanë paguar faturat e energjisë do të japin llogari në qeveri

Gazetamax.mk

Shpenzimi në Beograd, heshtje në Qeveri

Gazetamax.mk

Kuvendi hapi dy seanca, debati për disa ligje përfundoi pa diskutim, por do të ketë votime shtesë

Gazetamax.mk