GazetaMax
Lajme

Taravari takon ambasadorin holandez

Tetovë. 15 nëntor – Në vazhdën e takimeve me partnerët tanë strategjikë, pata nderin të mirëpres sot në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, Ambasadorin holandez, Sh.T. Z. Dirk-Jan Kop, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Falënderova Ambasadorin Kop për përkrahjen e vazhdueshme të Holandës për hapjen e negociatave për anëtarësimin e RMV-së në Bashkimin Evropian si dhe për kontributin e tij personal në fushat kryesore ku vendi ynë ka ngecje të theksuara: sundimi së drejtës, të drejtat e njeriut dhe mediat e lira si dhe zhvillimin ekonomik.

“Përkrahja holandeze është edhe më e nevojshme gjatë kësaj faze ku kemi hapur skriningun bilateral me BE-në, proces gjatë së cilit do të kërkohen reforma edhe më të thella, por mbi të gjitha zbatim konkret i tyre për të përafruar vendin me standardet e BE-së në shtetin e së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, ka theksuar kryetari gjatë bisedës.

Faleminderit Ambasador Kop për zërin tuaj kritik, por dashamir ndaj vendit tonë dhe mirëqenies së qytetarëve tonë!, përfundoi kryetari, Arben Taravari.

Related posts

Memli Krasniqi: Pushteti i Albin Kurtit po përpiqet ta fsheh të vërtetën e shpenzimit të mbi 100 milionë eurove por Komisioni hetimor parlamentar do të bëhet

Gazeta Max

Grenell: Kurti e Osmani të bëjnë më tepër për ta mbrojtur Kosovën, sot është Thaçi, nesër mund të jenë ata

Gazeta Max

Xhaferi – Fajon: Qëllimi real është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030

Gazeta Max