GazetaMax
Lajme

Taravari uron ambasadoren suedeze për marrjen e kryesimit me BE

 Shkup, 2 janar – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka uruar ambasadoren e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larson Xhain me rastin e marrjes së kryesimit të Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) nga Suedia.

Me këtë rast ka uruar që Maqedonia e Veriut nën kryesimin e Presidencës nga Suedia edhe zyrtarisht të hapë bisedimet për anëtarësim në BE.

“E nderuara ambasadore Ami Larson Xhain, urime për fillimin e presidencës suedeze të BE-së! Jam i bindur se presidenca suedeze do të ruajë vrullin e zgjerimit të BE-së dhe shpresoj që Maqedonia e Veriut gjatë semestrit të ardhshëm edhe zyrtarisht do të hapë bisedimet për anëtarësim në BE”, ka shkruar kryetari i ASH-së, Arben Taravari në Tuiter.

Ndryshe, Suedia më 1 janar mori kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) e cila ndryshon një herë në 6 muaj. Presidencën e BE-së të njohur edhe si Presidenca e Këshillit të BE-së, Suedia e merr nga Çekia.

Related posts

Mariçiq: 23 maji është simbol për kontributin shoqëror dhe kulturor të vllehëve

Gazetamax.mk

Zajkova konfirmon se gjatë takimit me Kovaçevskin është diskutuar dhe zgjerimi i shumicës parlamentare

Gazetamax.mk

Fenomeni Tiktok/ Prindërit alarmojnë, autoritetet: Kujdes se çfarë shkarkojnë fëmijët në telefon

Gazetamax.mk