GazetaMax
Kuriozitete

Tatum spektakolar, Boston marrin fitoren e gjashtë radhazi

Jayson Tatum ka shkëlqyer në një tjetër ndeshje për t’i siguruar një fitore të radhës Boston Celtics.
Skuadra e Joe Mazzullas ka triumfuar në udhëtim te Detroit Pistons me nëntë pikë epërsi 108:117.
Për Celtics kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në NBA, derisa e 10-ta në total karshi edhe tre disfatave që kanë pësuar.
Jayson Tatum ka dhuruar një tjetër shfaqje fantastike, ku e mbylli ndeshjen me 43 pikë, 10 kërcime e tre asistime.

https://www.instagram.com/p/Ck5KTdZKmmK/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7669fa61-b27a-4359-b69e-4fa63bf2d6eb

Grant Williams shtoi 19 pikë e 10 kërcime, derisa Marcus Smart kontribuoi me 18 pikë të tjera e 10 asistime në këtë fitore të Celtics.
Më efikasi tek skuadra vendase ishte kroati Bojan Bogdanovic me 28 pikë, derisa Ivey shtoi 26 të tjera, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.

Related posts

Futboll: Imamët shqiptarë fitojnë 8 me 2 ndaj pastorëve zviceranë

Gazeta Max

Dritoni i artë i Tetovës, vjen me medalje nga Bullgaria

Gazeta Max

Punë e kryer, këtë fanellë do ta vesh Messi sezonin e ardhshëm

Gazeta Max