GazetaMax
Showbizz

“Të dua si ditën e parë!”- Dedikimi romantik i Amarda Toskës për Ermal Mamaqin në ditën e tij të lindjes

Amarda Toska i ka bërë një dedikim të veçantë bashkëshortit të saj, Ermal Mamaqit, në ditën e tij të lindjes.

Përmes një postimi në Instagram, Amarda ka uruar aktorin dhe i ka shprehur dashurinë, ndërsa shkruan se e do si ditën e parë.

“Gëzuar ditëlindjen bashkudhëtari i jetës, zemrës time! Me ty në çdo hap, gëzim, sfidë, sukses është një jetë që më ka përmbushur vazhdimisht! Ti je diell dhe energji e bukur për këdo që të ka pranë! Të dua si ditën e parë!”, ka shkruar ajo.

Moderatorja po ashtu ka publikuar edhe disa foto krah Ermalit, teksa shihen të përqafuar dhe duke u puthur më njëri-tjetrin.

Kujtojmë se dyshja kanë rreth 15 vite të martuar së bashku, dhe janë prindër të dy fëmijëve, Joelit dhe Sias.

Related posts

Pasi u diagnostikua me kancer, Jessie J publikon foto nga spitali: Po pres rezultatet

Gazeta Max

“Heroina e shtëpisë sime”/ Valon Islamaj publikon projektin e ri kushtuar bashkëshortes

Gazeta Max

Humbi vëllaun vite më parë, sot Barbana Dini humb babain

Gazeta Max