GazetaMax
Lajme

Të hënën do të mbahet seancë për emërimin e Abazit për shef të PTHP NKOK

Shkup, 11 nëntor – Këshilli i prokurorëve publikë të hënën më 14 nëntor do ta mbajë seancën e shtatëdhjetë, në rend dite të së cilës është sjellja e vendimit për emërimin e Islam Abazit për prokuror themelor publik në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Shkup.

Në rend dite të seancës së 70-të, gjithashtu, është edhe sjellja e vendimit për shpalljen e konkursit për përzgjedhjen e katër prokurorëve publikë në PTHP NKOK, pasi më 27 tetor Këshilli nuk zgjodhi asnjë nga gjashtë kandidatët e paraqitur në konkursin paraprak.

Këshilli, sipas rendit të ditë të paralajmëruar, do të duhet të sjell edhe vendim për zgjedhjen e prokurorit të lartë publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup dhe në Gostivar, si dhe vendim për përzgjedhjen e prokurorit themelor publik në PTHP Manastir, PTHP Veles, PTHP Gostivar, PTHP Kavadar dhe PTHP Kumanovë.

Në zgjedhjet për shef të PTHP NKOK më 7 nëntor, më së shumti vota mori Islam Abazi – 66, i dyti nga katër kandidatët e paraqitur sipas numrit të votave ishte Ermon Neziri me 64 vota, ndërsa Vilma Ruskovska mori 14 dhe Desa Paunovska dhjetë vota.

Kjo është zgjedhja e parë e tillë e shefit të PTHP NKOK pas ndryshimeve të Ligjit për prokurorët publikë, ku sipas nenit 66, prokurori themelor publik i PTHP NKOK zgjidhet nga ana e Këshillit të prokurorëve publikë pas votimit të zbatuar nga ana e të gjithë 160 prokurorëve publikë në vend.

Prokurori themelor publik i Prokurorisë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit zgjidhet për një periudhë katërvjeçare nga radhët e prokurorëve publikë të zgjedhur me të drejtë zgjedhjes së sërishme.

Abazi në konferencë për shtyp një ditë pas zgjedhjeve tha se punën në këtë prokurori publike e sheh si sfidë dhe beson se me përvojën e tij të deritanishme dhe punën profesionale dhe ligjore do ta përfaqësojë PTHP NKOK. Si prioritet të tij, Abazi paralajmëroi plotësimin e vendeve të zbrazëta në prokurori dhe të vendeve të zbrazëta në qendrën hetimore dhe të vendoset digjitalizim në prokurorinë publike.

Votat e fituara nga kolegët prokurorë publikë, Abazi tha se janë përgjegjësi dhe motivim i madh, për të udhëhequr sa më mirë që është e mundur dhe sa më profesionale, siç tha, më e rëndësishme prokuroria publike të cilën në kompetencë të saj e ka luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Related posts

Macron propozon një “paradhomë” për vendet që synojnë integrimin në BE

Gazetamax.mk

Vetoja bullgare krijon opinione të ndara mes ekspertëve vendorë dhe historianëve bullgarë

Gazetamax.mk

Historia e re e Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut

Gazetamax.mk