GazetaMax
Lifestyle

Të jesh shtatshkurtër, megjithatë ka disa përparësi

Personat shtatshkurtër nuk kanë pse të mërziten. Jeta është e bukur edhe kur je i shkurtër, madje ka disa të mira krahasuar me gjatoshët. Më poshtë janë 6 arsye që “shkurtabiqët” duhet t’i bëjnë të ndihen mirë.

Një shtat i shkurtër sjell ndonjëherë edhe mërzi. Gjithnjë do të jetë dikush që do të të thërrasë shkurtabiq. Pastaj është e pamundur që të shikosh mbi një turmë. Për më tepër që vuan faktin kur ke afër një person “një kokë” më të gjatë se ty.

Por prapë, personat shtatshkurtër nuk kanë pse të mërziten. Jeta është e bukur edhe kur je i shkurtër, madje ka disa të mira krahasuar me gjatoshët. Më poshtë janë 6 arsye që “shkurtabiqët” duhet t’i bëjnë të ndihen mirë.

Kur je i shkurtër ulet risku i disa llojeve të kancerit

Një studim i 2014 që analizoi 5 milionë europianë përfundoi se një person i gjatë rrezikon më shumë që të sëmuret me tumore kanceri dhe lëkure. Risku u gjet si të burrat ashtu edhe të gratë.

Sipas një kërkimi të 2015, njerëzit me këmbë të gjata kanë rrezik më shumë që të preken nga kanceri kolorektal (që prek shtyllën kurrizore dhe rektumin).

Ka më pak të ngjarë të mpikset gjaku

Kërkuesit nga Universiteti i Tromso-s (Norvegji) ekzaminuan më shumë se 25 mijë subjekte dhe përqindjen e mpiksjes së gjakut në vena. Sipas kërkuesve, personat shtatshkurtër kishin më pak të ngjarë të kishin të tilla problem krahasuar me ata shtatgjatë.

Mund të bësh më shumë seks (kur je djalë)

Një studim i publikuar në “Journal of Sexual Medicine” në 2014 sugjeroi se meshkujt e shkurtër mund të kenë më shumë intimitet në dhomën e gjumit. Në një ekzaminim të 500 meshkujve heteroseksualë hungarezë ata, që ishin nën 1.79 m raportuan se kryenin më shumë seks se ata mbi 1.79 (gati tri herë më shumë në javë).

Ka më pak të ngjarë të përjetosh situatë stresuese

Burrat nën 1.73 metra kanë 32% më pak gjasa që të divorcohen krahasuar me ata që janë më të gjatë, sipas studimit të “New York University”. Por kjo mund të ketë të bëjë edhe me moshën që individët martohen, më shumë se të gjitha. Sipas kërkuesve, meshkujt e shkurtër kalojnë më tepër kohë për të bërë për vete partneren dhe kur ata lidhin kurorë, kanë themele më solide të marrëdhënies.

Mund të jesh një vrapues i mirë në largësi

Këmbët e gjata mund t’i çojnë shtatlartët larg, por kërkimi për turpin e njeriut sugjeron ndryshe. Sipas kërkuesve njerëzit e shkurtër me këmbë të holla, janë më të pajisur për të vrapuar, kurse shtatlartët janë më të zotë në sporte si noti.

Të shkurtrit jetojnë më gjatë

Personat shtatshkurtër sipas shkencëtarëve, jetojnë më gjatë se ata shtatlartë. Megjithatë, duhet thënë se studimi u krye vetëm te meshkujt japonezo-amerikan, kështu që nuk mund të themi se kjo gjë vlen për të gjithë meshkujt. Por sipas studiuesve, nuk ka ndryshim të madh mes njerëzve pavarësisht racave, pasi gjenetikisht, ne jemi të gjithë njëlloj.

Related posts

Kina po punëson robotë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore

Gazetamax.mk

Katër fruta të mbushura me kalium që mund të mbrojnë kyçet

Gazetamax.mk

7 karakteristikat e mashkulli ideal

Gazetamax.mk