GazetaMax
LAJME

Të martën pritet që Xhaferi të pranon iniciativën e VMRO-së për Referendum

Shkup, 12 Shtator – Në të vetmen deklaratë publike në të cilën foli për Referendumin, javën e kaluar, ai nuk tha se si do të veprojë, por tha se do të respektojë procedurën e Kuvendt.

Sipas rregullores së Kuvendit, Xhaferi sapo të marrë iniciativën për të përcaktuar rregullsinë e saj, duhet ta dërgojë në komisionin legjislativ-juridik dhe të sistemit politik.

Këto dy komisione duhet të vlerësojnë brenda dy ditësh nëse propozimi është në rregull. Nëse është në rregull, Xhaferi do të duhet të njoftojë VMRO që brenda tre ditësh të fillojë mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve nga qytetarët, transmeton Zhurnal.

Nëse nga ana tjetër komisionet vlerësojnë se dokumenti nuk është në rregull, atëherë kryetari i kuvendit është i obliguar që iniciativën ta vendosë në rendin e ditës të seancës së ardhshme plenare dhe më pas për të vendosin deputetët.

Grupi parlamentar i LSDM-së do ta shpallë qëndrimin pasi iniciativa të dalë para deputetëve, reagoi kështu LSDM pasi VMRO-DPMNE njoftoi se ka informacione se LSDM përmes kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi do ta refuzojë iniciativën për Referendum. LSDM tha se partia opozitare para se të fajësohet, duhet të mësojë procedurën.

Related posts

LSDM: Një vit pushtet lokal VMRO – komunat stagnojnë

e-max

Rritja e çmimit të derivateve, shtrenjton shërbimet

e-max

Dibra mbetet edhe pa epidemiolog

e-max