GazetaMax
Lajme

Të paktën 622 persona kanë vdekur dhe 1500 janë lënduar nga tërmeti në Afganistan

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Afganistanin është rritur në të paktën 622.

Ministria e Brendshme Afgane njoftoi lajmin, duke shtuar se më shumë se 1,500 persona u plagosën, shkruan ANSA.

“Tërmeti vrau 610 persona dhe plagosi 1,300 të tjerë në provincën Kunar, me shumë shtëpi të shkatërruara”, tha zëdhënësi Abdul Mateen Qani, duke shtuar se 12 persona vdiqën dhe 255 u plagosën në provincën Nangarhar.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter goditi Afganistanin lindor, pranë kufirit me Pakistanin, mbrëmjen e së dielës.

Related posts

“Fotografitë e ditës” të Talat Xhaferit

Gazeta Max

Moduli i dytë i Shkollës Politike pranë Qendrës Presidenciale për Edukim Politik

Gazeta Max

Zyrtarja e kabintetit të Konjufcës po intervistohet nga Policia

Gazeta Max